13.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Papa Françesku: Lutem që Zoti të bekojë Shqipërinë

Papa ne Presidence-ShqiperiPapa Françesku mbërriti mëngjesin e të dielës në Shqipëri, duke nisur këtë vizitë historike për vendin tonë. Ati i Shenjtë shkeli tokën shqiptare në orën 09:06 minuta dhe u prit nga Kryeministri Edi Rama, anëtarë të Qeverise e drejtues të Kishës Katolike.

Papa takoi edhe dy femije, nje nga jugu dhe nje nga veriu i vendit, nje pershendetje simbolike kjo per Atin Shenjte. Ne ambientet e salles VIP te aeroportit u zhvillua edhe ceremonia zyrtare, ku Kryeministri Edi Rama i dhuroi Papes, kupen e dheut, nje dhurate simbolike dhe shume domethenese.

Me pas Papa, i shoqeruar nga eskorta papale u nis drejt kryeqytetit. Mijera besimtare kane dale neper rruge per te pritur Atin e Shenjte, duke i dhuruar atij pershendetje teper te ngrohta.

Ndalesa e pare eshte ne Presidence, ku fillimisht u zhvillua ceremonia e mireseardhjes ne oborrin e institucionit. Presidenti Bujar Nishani shprehu emocionin e vecante per viziten e Papa Françeskut ne Shqiperi, ndersa ne fjalen e tij theksoi se ne vendin tone, brez pas brezi eshte trasheguar respekti mes komuniteteve fetare .

“Krishtërimi dhe islamizmi në Shqipëri, kanë ditur veç të komunikojnë. Komunitetetet fetare kanë ditur të qëndrojnë fort edhe gjatë periudhës së egër të komunizmit”, u shpreh Nishani.

Ati i Shenjtë, në fjalën e mbajtur para të pranishmëve në këtë ceremoni, shprehu kënaqësinë për vizitën që po zhvillon në Shqipëri,duke e vlerësuar tokën shqiptare, si një tokë të fisme, të heronjve dhe martirëve.

Duke theksuar se liria fetare dhe e shprehjes është kushti themelor për zhvillimin social dhe ekonomik të një vendi, Papa Françesku vlerësoi bashkëjetesën mes komuniteteve fetare në Shqipëri, një vlerë e paçmuar për paqen.

“Kjo është një vlerë që duhet ruajtur dhe zhvilluar çdo ditë. Uroj që Shqipëria të vazhdojë në këtë rrugë dhe të jetë shembull për shumë vende të tjera”, tha Papa.

Ati i Shenjtë falenderoi shqiptarët për mikpritjen e ngrohtë. “Unë lutem që Zoti të bekojë Shqipërinë!” u shpreh Papa Françesku.

Pas daljes nga Presidenca, Papa Françesk ka vendosur qe te pershendese me nje shetitje te shkurter besimtaret qe ndodhen ne bulevardin “Deshmoret e Kombit”, ata qe ndodhen tek sheshi “Skenderbej” dhe me pas do te kthehet ne sheshin “Nene Tereza”. Levizja e Papes do te zhvillohet me makinen e tij karakteristike te hapur.

Pas rreth nje ore, në sheshin “Nënë Tereza”, Ati i Shenjtë do të kremtojë Meshën e Shenjtë. Do të bashkëkremtojnë me të edhe 2 kardinalë, 18 ipeshkvinj, 240 meshtarë, 10 seminaristë dhe 4 diakonë.

Në hapësirën para altarit jane vendosur një grup të sëmurësh, për të cilët Papa Francesku ka gjithmonë kujdes të veçantë, disa të rinj të dioqezave të Shqipërisë, të Kosovës dhe të Malit të Zi, si edhe një numër personash, të ftuar nga Kisha Katolike, ndër këtë zyrtarë të lartë të shtetit, përfaqësi diplomatike në Shqipëri, besimtarë dhe persona që i kanë qëndruar pranë Kishës në këto 20 vite.

Në orën 13:30 është planifikuar një takim dhe drekë me ipeshkvinjtë shqiptarë dhe me shpurën papnore në Nunciaturën Apostolike. Në mjediset e Nunciaturës Apostolike Ati i Shenjtë do të takojë Ministrin e Brendshëm Z. Sajmir Tahiri me një grup bashkëpunëtorësh të Ministrisë së Brendshme.

Në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, Papa do të takohet me krerët e besimeve të tjera dhe komuniteteve të krishtera. Ati i Shenjtë duke vlerësuar bashkëjetësën fetare në Shqipëri ka shprehur dëshirën të takojë personalisht përfaqësues të komuniteteve fetare të vendit tonë. Në këtë takim do të marrin pjesë përfaqësues nga komuniteti mysliman, ortodoks, bektashian, katolik dhe protestant. Ky takim do të zhvillohet pa praninë e mediave.

Në orën 17:00 do të jetë kremtimi i lutjes së mbrëmësores në Katedralen e Tiranës. Në këtë takim do të marrin pjesë rreth 800 meshtarë, motra, rregulltarë dhe rregulltare si dhe përfaqësues të lëvizjeve laikale në Shqipëri.

Në orën 19:45 në aeroport do të zhvillohet ceremonia e largimit të Papës nga vendi ynë dhe 15 minuta më vonë, Ati i Shenjtë do të lerë tokën shqiptare./tch/

Më Shumë

Lajmet e Fundit