21.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Partia e Orbanit fiton zgjedhjet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Hungari shpalli partinë Fidesz të kryeministrit Viktor Orban fituese të zgjedhjeve të përgjithshme, që u mbajtën të dielën.

Me gati të gjitha votat e numëruara, Fidesz fitoi gati gjysmën e tyre.

Sipas sistemit elektoral të Hungarisë, i cili favorizon partitë më të mëdha, Fidesz duket se do ketë dy të tretat e ulëseve të Parlament, përkatësisht 134 nga 199 sa janë në total.

Partia nacionaliste Jobbik fitoi rreth 20 përqind të votave, ndërsa Socialistët rreth 11 përqind.

Pjesëmarrja ka qenë më e lartë se sa pritej, përkatësisht rreth 68 për qind, dhe shumë kritikë të Orbanit kanë shpresuar se kjo do t’i ndihmojë partitë opozitare.

Megjithatë, Orban ka fituar mandatin e tretë të njëpasnjëshëm si kryeministër.

Orban, 54 vjeç, i cili ka shërbyer si kryetar i qeverisë edhe nga viti 1998 deri më 2002, ka bërë fushatë mbi një platformë të fuqishme kundër migrantëve dhe votimet e së dielës i ka cilësuar si “shans për hungarezët për të rikthyer vendin e tyre”.

“Ata duan të na marrin atdheun tonë përsëri”, ka thënë Orban në një tubim të partisë Fidez më 6 prill.

“Partitë që u shërbejnë interesave të huaj dhe politikanët që marrin paga të huaja duan të qeverisin dhe ta kthejnë Hungarinë në një vend migrantësh”, ka shtuar ai.

Nën udhëheqjen e Orbanit, Hungaria ka ndërtuar gardhe përgjatë kufijve të saj me Serbinë dhe Kroacinë në vitin 2015, për të ndaluar hyrjen e migrantëve të paligjshëm.

Orban ka filluar karrierën e tij politike si aktivist liberal në fund të viteve 1980, por ai është akuzuar nga kritikët për braktisjen e rrugës paskomuniste demokratike të Hungarisë për një drejtim gjithnjë e më autoritar.

Gjatë tetë vjetëve të fundit, Qeveria e Orbanit ka zgjeruar kontrollin mbi mediat dhe, nëpërmjet aleatëve në sektorin e biznesit, ka fituar ndikim mbi sektorin bankar, energji, ndërtim dhe turizëm.

Disa kritikë po ashtu thonë se Orban se është shumë i akomoduar me presidentin rus, Vladimir Putin.

Edhe pse dikur ka qenë kritik i Putinit, Orban, pas fitores së partisë së tij më 2010, ka bërë thirrje për transformimin e Hungarisë në një “shtet liberal”, duke përmendur Rusinë dhe Turqinë si shabllone për sukses.

Më Shumë

Rohde: Masakrat si kjo në Krushë të Madhe treguan se kishte ardhur koha për ndërhyrjen e NATO-s

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde tha se masakrat si kjo në Krushë të Madhe të Rahocecit, 25 vjet më parë ka treguar se...

Ngritja e sigurisë në fshatrat e Prizrenit

Policia në Prizren ka mbajtur sot një takim me përfaqësuesit e fshatrave. Komandanti i Stacionit Policor në Prizren-Veri, kapiten Haxhi Kabash, tha se qëllimi i...

Lajmet e Fundit