5.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Pasi sulmuan Sirinë, treshja perëndimore bën kthesën e madhe

Në atë që mund të jetë një kthesë e habitshme e rrjedhës së ngjarjeve, treshja e aleatëve perëndimorë, të cilët kërcënuan Rusinë me sulmet e kryera mbi Sirinë, tani duan të ndjekin rrugën diplomatike dhe të bindin Moskën për të mbështetur draftin e tyre të ri në OKB.

Projekt-rezoluta, e autorizuar nga SHBA, Britania e Madhe dhe Franca, është siguruar nga AFP, e cila raporton se diskutimet mbi tekstin do të fillojnë të hënën.

Nuk është e qartë kur dhe nëse drafti do të dorëzohet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për t’u votuar, njofton raporti, duke cituar “diplomatët perëndimorë” të thoshin se këtë herë vendet perëndimore do të bëjnë më të mirën për ta negociuar atë me Moskën, shkruan Panorama.

Nëse është e vërtetë, do të ishte një ndryshim i habitshëm i ritmit të treshes perëndimore, duke marrë parasysh se në prag të sulmit të koordinuar në objektet ushtarake dhe civile të Sirisë të shtunën, Perëndimi akuzoi Rusinë për pjesëmarrje në një sulm të dyshuar kimik në Douma në 7 prill.

Vetëm disa ditë më parë, ambasadorja amerikane në OKB Nikki Haley nuk shfaqi asnjë shenjë për kompromis, pasi e quajti qeverinë ruse një “regjim”, “duart e të cilit janë të mbuluara me gjakun e fëmijëve sirianë”.

Të premten, ajo nxiti më tej zjarrin duke thënë se ishte “Rusia që nuk kishte ndaluar së mbrojturi përdorimin e shumëfishtë të armëve kimike nga regjimi sirian”.

Disa rezoluta të njëpasnjëshme për hetimin e incidentit të Doumës, të hartuar nga Rusia nga njëra anë dhe SHBA nga ana tjetër, kanë dështuar në Këshillin e Sigurimit të Bashkuar

Më Shumë

Policia shqipton mbi 1 mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1082 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Mira Murati, anëtarja më e re e Akademisë së Shkencave

Shqiptarja Mira Murati, një nga emrat më të njohur në botën e teknologjisë, do të jetë pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Asambleja e...

Lajmet e Fundit