13.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

“Policia amerikane vitin e kaluar ka vrarë 987 persona”

Policia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) gjatë vitit të kaluar ka vrarë 987 persona duke i qëlluar me armë.

Sipas një artikulli të gazetës “Washington Post”, të bazuar në statistikat e mbledhura nga burimet zyrtare lokale thuhet se në periudhën 2015-2017 rreth 3.000 persona kanë humbur jetën nga plumbat e policisë amerikane.

Sipas statistikave, policia në vitin 2015 ka vrarë 995 persona, 963 në vitin 2016 kurse 987 në vitin 2017.

Në anën tjetër thuhet se policia e SHBA-ve në vitin 2015 ka shkaktuar vdekjen e 36 afro-amerikanëve të paarmatosur ndërsa 17 në vitin 2016 dhe 19 në vitin 2017, transmeton Anadolu Agency (AA).

Më tej thuhet se regjistrimi i statistikave për dhunën e policisë në gjithë shtetin ka nisur pas vrasjes së 18 vjeçarit Michael Brown nga policia në muajin gusht të vitit 2014.

Në artikullin e gazetës thuhet se “policia nuk kushton vëmendjen dhe kujdesin e nevojshëm gjatë ndërhyrjeve të para kundër civilëve të paarmatosur”.

Byroja Federale e Hetimeve (FBI) ka nisur të regjistrojë rastet që kanë të bëjnë me dhunën e policisë që nga viti 2015, por para pak kohësh bëri të ditur se do të përditësohen databazat në të gjithë shtetit.

Më Shumë

Mot me diell dhe vranësira

Për sot parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Në zona të caktuara mund të ketë ndonjë reshje të izoluar. Era do fryjë kryesisht...

Ambasadori Malaj: Dhimbja në Krushë të Madhe preku çdo cep të Kosovës, Shqipërisë dhe botës mbarë

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ka thënë se masakra e Krushës së Madhe e ka lidhur mbarë botën në pikëllim dhe në...

Lajmet e Fundit