18.8 C
Prizren
E martë, 16 Prill, 2024

Protesta në Romë për gropat dhe mbeturinat në rrugë

Mijëra njerëz kanë dalë nëpër rrugët e Romës për të protestuar mbi gjendjen mjerane të kryeqytetit italian. Demonstruesit u mblodhën përpara Bashkisë së qytetit, për të denoncuar kryebashkiaken Virginia Raggi se ka dështuar të adresojë probleme të tilla si mosmbledhja e mbeturinave apo gropat nëpër rrugë.

Raggi mori drejtimin e Romës në vitin 2016 nën siglën e “Lëvizjes 5 yjet”, e cila formoi një qeveri kombëtare koalicioni në fillim të këtij viti me “Lega Nord”-in. Por, popullariteti i saj ka rënë ndjeshëm, që kur dështoi të adresonte çështjen e borxheve të qytetit, shkruan Tch.

Të shtunën, demonstruesit u mblodhën duke valëvitur rrjetën plastike portokalli, të cilën autoritetet e përdorin zakonisht për të rrethuar zonat e rrugëve të dëmtuara, kalimeve të rrezikshme apo vendet ku kanë rënë pemë.

Probleme të tjera me të cilat përballet kryeqendra italiane janë minjtë dhe derrat e egër që kanë pushtuar rrugët, por edhe shërbimet skandaloze të transportit, pasi vetëm këtë vit plot 20 autobusë janë raportuar të kenë marrë flakë.

Protesta erdhi pas rrëzimit të një shkalle elektrike në një prej stacioneve kryesore të metrosë në kryeqytetin italian, që shkaktoi lëndimin e mbi 20 personave në fillim të javës. Shumë prej tyre ishin fansa rusë të CSKA-së së Moskës, që kishin ardhur në Itali për të ndjekur ekipin e tyre për ndeshjen e Champions League ndaj verdhekuqve të Romës.

Kryebashkiakja e parë femër e Romës, ndërkohë, shprehet se po bën përparime në përballjen me problemet e qytetit, por thotë se kërkon më shumë kohë për të kryer detyrën. Megjithatë, kritikët thonë se gjërat sa vijnë e përkeqësohen.

Raggi mori detyrën e kryebashkiakut pas disa skandaleve korrupsioni që prishën imazhin publik të partive tradicionale, por tashmë edhe ajo vet po përballet me gjyqin, me akuzën e shpërdorimit të pushtetit për një të emëruar në administratën e saj. Një vendim për këtë pritet më 10 nëntor, e nëse shpallet fajtore Raggi ka thënë se do të dorëhiqet, gjë që do të çonte në mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Më Shumë

Parashikohet rënie e temperaturave në javën e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se për javën e ardhshme parashihen ulje e temperaturave të vlerave ekstreme dhe reshje të shiut. E hëna...

Ballkani fiton dhe e konsolidon pozitën e parë në tabelë

Ballkani e ka konsoliduar udhëheqjen e tabelës së Superligës së Kosovës në futboll, duke bërë dy pikë më shumë se sa Drita dhe pesë...

Lajmet e Fundit