10.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

PS – PD – LSI shkelin Kodin Zgjedhor, fushatë në kundërshtim me ligjin

Partitë kryesore politike shqiptare shkelin hapur Kodin Zgjedhor të miratuar nga vetë ata me konsensus.

Partia Socialiste, Partia Demokratike apo Lëvizja Socialiste për Integrim po organizojnë prej disa javësh takime elektorale, në të cilët, krerët e tyre prezantojnë kandidatët për bashkitë dhe kërkojnë votën e qytetarëve në këmbim të premtimeve të ndryshme.

Por këto takime të organizuara me militantë, slogane e postera elektoralë, në funksion të zgjedhjeve të 21 Qershorit, janë në shkelje të hapur të Kodit Zgjedhor.

Neni 77 i Ligjit të Zgjedhjeve përcakton se, “Fushata zgjedhore fillon 30 ditë para datës së zgjedhjeve dhe përfundon 24 orë para datës së zgjedhjeve”.

Asnjë ditë më shumë nuk i kanë lënë vetes forcat kryesore politike, të cilat Kodin Zgjedhor e kanë miratuar siç kanë dashur, pa presione të palëve të tjera.

Në respekt të këtij neni, ata janë të detyruara që fushatën elektorale ta nisin më 21 Maj dhe ta përfundojnë atë më 20 Qershor, në ditën para zgjedhjeve, për të respektuar heshtjen zgjedhore.

Nëse ata e shohin të nevojshme që fushatën ta zgjasin më shumë se 30 ditë, e kanë vetë në dorë që ta ndryshojnë sërish ligjin elektoral.

Partia Socialiste, Partia Demokratike apo Lëvizja Socialiste për Integrim mund të vendosin prej kësaj të enjtje që ta amendojnë edhe një herë Kodin, në nenin që përcakton kohëzgjatjen e fushatës.

Është në të drejtën e tyre të ndërmarrin iniciativa për ta ndryshuar, sikundër kanë përgjegjësinë për ta zbatuar atë ashtu siç kanë vendosur vetë që të jetë.

Kodi Zgjedhor i detyron jo vetëm partitë politike që të respektojnë afatet e kritere të tjera të fushatës, por edhe mediat.

Por nëse subjektet politike kanë vendosur që ta shkelin atë, Televizioni Kombëtar Klan, që çdo fushatë u ka ofruar atyre hapësirën dhe mundësinë të shpalosin programet, është i detyruar ta respektojë ligjin.

Për këtë arsye, Tv Klan nuk do të transmetojë asnjë aktivitet elektoral, të cilësdo parti apo kandidati, deri më 21 Maj, kur ligjërisht nis edhe periudha e fushatës zgjedhore./Tv Klan/

Më Shumë

Ish-gazetari Ramadan Baraliu aderon në Vetëvendosje

Ish-gazetari dhe politikologu, MSc. Ramadan Baraliut ka aderuar sot në Lëvizjen Vetëvendosje. Ai ëshvë mirëpritur nga kryetari i Qendrës së LVV-së në Prizren, Artan Abrashi...

Fondacioni Golden Eagle ndan 10 mijë Euro për trajtimin mjeksor të ish-ushtarit të UÇK-së Bajram Bajselmani

Fondacioni Golden Eagle ka ndarë 10 mijë Euro për trajtimin mjeksor të ish-ushtarit të UÇK-së, Bajram Bajselmani. Ky akt bujar nga Fondacioni Golden Eagle shkon përtej vetëm dhënies...

Lajmet e Fundit