14.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Rama: Në qershor, PS-ja do të ketë dyfish më shumë anëtarë

Partia Socialiste synon që në 25-vjetorin e themelimit të saj të ketë dyfishuar anëtarësinë e saj. Gjatë një takimi për anëtarësimet e reja në Berat, kryeministri Rama tha se PS-ja është në procesin e rireformimit të saj. Ai theksoi se kërkesat për anëtarësime të reja tregojnë se PS-ja është në rritje dhe reformim të vazhdueshëm.

“Ne jemi një forcë politike që është krijuar për të reformuar dhe ka domosdoshmërinë që në këtë fazë reformash të mëdha të rireformojë edhe vetveten. Sot këtu ka përfaqësues dhe anëtarë të rinj të PS-së. Këtu nuk kam parasysh vetëm moshën, por edhe faktin se profesione të ndryshme, mosha të ndryshme, arsye të ndryshme bashkohen për të udhëhequr një proces historik për vendin. Me këtë përgjigje që marrim në të gjithë territorin në formën e kërkesës për tu anëtarësuar, do të arrijmë që në qershorin e këtij viti të kemi dyfishuar numrin e anëtarësisë”, tha Rama.

Kreu i PS-së tha se hapja e partisë nuk është thjesht çështje numrash, por reforma brenda saj ka për qëllim afrimin me shoqërinë. Ai theksoi se organizatat socialiste do të reflektojnë mënyrën e re të të bërit politikë, duke respektuar barazinë gjinore.

“Nuk është numri qëllim në vetvete, ashtu siç nuk është hapja e PS-së, por një shtysë për ta afruar sa më shumë partinë me shoqërinë. Në këtë proces kemi futur në rrugën e zgjidhjes probleme si ai i organizatave me fiktivitet të lartë, atyre të marra peng me vite të tëra në emër të së kaluarës, organizata që nuk reflektojnë politikën tonë të barazisë gjore. PS-ja betejën për barazi gjinore e ka pjesë të vet të mënyrës së të qenit”, tha Rama. /Shekulli Online

Më Shumë

Parashikimi i motit për pesë ditët në vazhdim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e ardhshme parashihet të jetë me kushte të paqëndrueshme meteorologjike. Në njoftimin e IHMK-së bëhet...

Kujtimet poetike të Fahri Musliut

Gazetari Fahri Musliu ka publikuar në rrjetin social Facebook disa poezi të cilat i  ka shkruar në  fund të vitit  ’70-të . “Poezitë janë të...

Lajmet e Fundit