9.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Rama: Nga sot, Shqipëria do shihet ndryshe

Edi Rama14-21Në një dalje publike për mediat, pas largimit të Papa Françeskut, Kreyministri Edi Rama ka falënderuar institucionin e Presidencës, Presidentin Bujar Nishani dhe Bashkinë e Tiranës, për kontributin dhe organizimet.

“Dua të falënderoj dhe Presidentin e Republikës për pritjen e tij dhe organizimin për Papa Franceskun. Dua të falenderoj të gjithë pa përjashtim dhe Bashkinë e Tiranës, për financimin modest, brenda modestisë së vetë”- tha Rama.

Rama shtoi më tej se duke nisur nga sot, Shqipëria do shihet ndryshe.

“Jam i bindur që do shihemi si një vend i ndryshëm, por ndryshe nga të tjerët zotërojmë një thesar të madh’-tha Rama. Kryeministri Rama, duke u ndalur tek dita e madhe për shqiptarët, ardhja e Papës, theksoi se një nga arsyet e vizitës së Shenjtit, siç ishte dhe bashkëjetesa fetare u vërtetua sot më shumë se kurdoherë tjetër me prezencën e Klerit dhe përfaqësuesve të bashkësive të ndryshme fetare.

“Të një dite të jashtëzakonshme, por dhe të vështirë sa i takon organizimit. Një organizim që përfshiu një numër të madh institucionesh dhe kontributesh, njerëzish si asnjëherë më parë dhe që deri në sekondat e fundit, ishte në lartësitë e pritshmërisë. Jam shumë krenar sot për gjithçka që kemi arritur të bëjmë të gjithë sëbashku. Në radhë të parë për atë që bënë sot duke dëshmuar me praninë, të asaj që është e përditshmja jonë dhe e panjohur për të tjerët, të gjithë përfaqësuesit e Klerit dhe të gjithë ata që përfaqësojnë besime të ndryshme nga ai katolik, që i dhanë ditën e sotme të asaj dite të artë që e bënë që Shqipëria të ishte në çdo ekran në çdo sy, thellësisht e ndryshme nga ajo e steriotipeve që janë mësuar të na shohin dhe gjykojnë. Sprova e bashkëjetesës fetare, e cila ka kaluar në errësira ferri dhe në acare në të kaluarën, e cila gjendet përballë tundimesh në ditët e sotme ishin arsyeja themelore, që dëshmuam me gjithë zemër ardhjen e Papa Franceskos. Ftesa në një kohë të shkurtër, gjatë ftesës së marrë gjatë vizitës sime në Vatikan”- shtoi Rama.

Një thesar e ka cilësuar bashkëjetesën mes feve në Shqipëri, kryeministri Rama, fakt i cili për ne ngelet i përditshëm, por që bota e çmon.

“Ardhja e një lideri të përbotshëm në Shqipëri, u prit me kaq madhështi. Duke qenë pjesë e kësaj mrekullie, mbase ne e kemi të vështirë të perceptojmë se çfarë thesari kemi në duar dhe çfarë detyrimi kemi në zemër dhe mendje të gjithë sëbashku ta mbrojmë dhe ta bëjmë këtë thesar të mbrojtur anë e mbanë kudo në botë, të asaj që është Shqipëria ndryshe. Ky fakt ka një rëndësi të madhe, një rëndësi më të madhe për ne, shqiptarët që jetojmë me këtë fakt prej kohësh, dhe e kemi fakt të jetës sonë të përditshme. pasi është një fakt imponues, ku kupton se bota bëhet përditë e më e vogël dhe ajo që ndodh diku në një ekran diku larg në formën e një barbarie, kundër lirisë së besimit, apo transformimit të një besimi në rrugët më të errtë të djalit mund të ndodh kudo, dhe poshtë dritares së shtëpisë tonë. fakti se mes Evropës, shqiptarët kanë një vend të vogël ku të gjithë së bashku synojnë të bëhen pjesë e BE-së dhe s’kanë asnjë dasi fetare mes veti dhe s’kanë asnjë konflikt fetar.

Fakti se shqiptarët janë myslimanë e krishterë e besojnë jetojnë në harmoni, dhe Shqipëria nuk është vend mysliman por evropian, është një shembull që u pa sot. Një shembull që tërhoqi gjithë botën sot, mbas përmbajtjes themelore, që është bashkëjetesa fetare, e të cilën e bënë Shqipërinë të jetë ndryshe në hartën e Evropës, por dhe në hartën e rrugëtimit të vendeve të lira dhe demokratike. Ka faqe dhe vullnet për transformim. Zor se përfytyrohet një gjë e tillë në një vend tjetër. Por dhe si në asnjë realitet tjetër, feja dhe kleri nuk u gjymtuan dhe shkatërruan si askund tjetër në Shqipëri. Ja ku jemi, feja dhe kleri janë pjesë e të njëjtës vatër. Asgjë nuk mund ta përcaktojë më bukur sesa pamja e liderëve të komuniteteve të ndryshme fetare, në pritej të papës dhe shprehja e përbashkët e vullnetit për ta ruajtur si sytë e ballit që është bashkëjetesa mes nesh. Padyshim që ajo çka vjen pas, jam i sigurt se do të vazhdoj të përcjell në sytë dhe veshët e mbarë botës dhe posaçërisht dhe në të gjithë atë pjesë të Evropës së madhe që i ka parë shqiptarët me skepticizëm dhe i ka prerë shkurt këndvështrimet për të. Nga sot, jam i bindur që do shihemi si një vend të ndryshmi, por ndryshe nga të tjerët zotërojmë një thesar të madh, e cila është një shumë përpjekjesh, shumë stërmundimesh”- tha më tej për gazetarët kryeministri Rama.

Ajo që i bëri më shumë përshtypje Papa Franceskos gjatë ceremonisë, sipas Ramës ishin 40 figurat e martirëve, të cilat ishin vendosur në shesh, për të kujtuar kështu vuajtjen e përcundimin e klerikëve në kohën e regjimit komunist.

“Ne jemi munduar ta presim Atin e Shenjtë me të gjallët në shesh, por dhe me të gjallët në qiell. Kjo ishte një goditje në shesh, ma shprehu këtë Papa Francesku. Figurat e atyre martirëve sot më shumë se kurrë kumbon për të zgjuar jo vetëm zemra dhe mendje të shumëkujt nga ne, por dhe të shumë njerëzve, që s’i dinin këtë histori. Por kumbon fortë dhe përtej kufijve të Shqipërisë. Ka marrë shumë indikacione nga gazetarët e huaj, ka qenë e papritur për të gjithë. Shfaqja e atyre figurave të rëna nga qielli për këtë ditë. Padyshim nuk dua ta humbas këtë rast për të falenderur të gjithë ata që e bënë të mundur këtë ditë, pasi i kam shprehur falënderime të sinqerta, teksa i përcillja Atin e Shenjtë. falënderime të gjithëve, pasi sot jemi të gjithë krenar për këtë ditë si kurorëzim të gjatë dhe të mundimshëm për të bërë Shqipërinë të ndihet dhe shihet ndryshe.

Është një përpjeke që vazhdon por pas kësaj dite do jetë më e lehtë. Dua të falenderoj të gjithën ata që morën pjesë në këtë event të jashtëzakonshëm, të gjithë ata që rrugëtuan anembanë vendit. Kam marrë sms nga emigrantë, por dhe nga të huaj, të cilët janë çuditur se pse Papa zgjodhi Shqipërinë. Dua të falënderoj të gjithë përfaqësuesit e Klerit që morën pjesë në organizmin e kësaj dite. organizmi i kësaj dite nisi kohë më parë. Dua të falënderoj të gjithë anëtarët e Komitetit të Posaçëm shtetëror dhe fryti i punës u pa sot në çdo aspekt të organizmit dhe gjatë ditëve që e pararendën vizitën, me aktivitet që kanë ndihmuar për tu ndjerë ardhja e kësaj dite të bekuar. Dua të falenderoj Ministrinë e Kulturës, ministren Kombaro. Dua të falenderoj ministrin e Brendshme, Gardën e republikës, e cila sot edhe pe në rrugën e transformimi të rëndësishëm dëshmoi se ishte në lartësinë e detyrës bashkë me pjesën tjetër. Një punë e tillë dhe një organizim i tillë i forcave të rendit do ishte i pasuksesshëm nëse s’do kishte mbështetjen e qytetarëve të Tiranës. Një falënderim shkon dhe për ta pasi ata pranuar dhe vepruan që rregullat të respektoheshin një për një” – shtoi Rama më tej.

Kreu i Ekzekutivit foli me bindje të plotë e të qartë që shqiptarët duke nisur nga sot treguan se meritojnë të trajtohen ndryshe dhe të shihen me tjetër sy, dhe jo me paragjykim. Ka qenë e elokuente shprehja e habisë nga ana tjetër, delegacioni i Vatikanit, por dhe të huaj që kanë ngelur të befasuar. Dua të falenderoj Ministrinë e Jashtme për mbështetjen dhe punën. “Dua të falenderoj të gjitha kompanitë, dhe punëtorët që punuan me ditë natë për të arritur në kohë madje dhe Rektoratin e Universitetit të Tiranës, për të bashkëpunuar për të çliruar dhe nxjerrë në dritë ngazëlluese të sheshit ‘Nënë Tereza’, ku siç e pamë u krye një meshë që nuk do ta harrojmë kurrë”

Kjo ishte një ditë që mbyllet me ngazëllim dhe jemi të bashkuar në ndjenjën e jashtëzakonshme të mrekullisë. Nuk është e tepërt të thuhet se edhe pse historia nuk ka qenë fortë bujare me ne, shqiptarët duhet të respektohen dhe më shumë nga të gjithë. Kjo pasi kanë dhënë një kontribut të veçantë për paqen në Ballkan. Meritojnë të respektohen pa asnjë ngurim për gjithë atë vuajtje dhe jo të paragjykohen se pse i luten Allahut në kohën e krishtlindjeve. Shqipëria sot është një Shqipëri që shihet ndryshe në këtë natë të bekuar për të gjithë. Falenderoj Albkontrollin për një pritje dinjitoze, në mjedise të transformuar, dhe që mbajnë erë Shqipërie. She kanë aromën e një Shqipërie që ata prej së largu nuk kanë mundur t’ja ndjenjë atë aromë evropiane dhe të posaçme.” – përfundoi fjalën e tij Rama.

Pyetje nga gazetarët

Ç’mund të na thoni në lidhje me dhuratën që i bëtë Papa Franceskos?

Rama: Kupa është mbushur me dhe të marrë të pjesë të ndryshme të trojeve shqiptare. Është dheu ku banojnë shqiptarë dhe ku rriten fëmijët e shqiptarëve që iku sëbashku me atin e shenjtë drejt Vatikanit, duke marrë dhe bekimin e tij.

Ç’mund të na thoni në lidhje me agjendën e raportuar dhe raportimet në media?

Rama: Nuk duhet të prisnim sot ditën për t’u shqetësuar në aspekt me mediet. Kjo pasi kanë dhënë prova të forta se do e përballonin me sukses përmes kronikave dhe komenteve. Arritën të përcjellin me profesionalizëm. Falenderoj të gjitha mediat, pasi përçuan frymën e kësaj dite nga mbërritja e Atit të Shenjtë, e deri tek kontaktet me komunitet në pikat të ndryshme./Shekulli/

Më Shumë

Vdes një infermierie në Malishevë

Ka ndërruar jetë, Sadije Thaçi, e cila për vitë të tëra shërbeu si infermiere në QKMF-Malishevë. E ndjera, para disa kohe kishte dal në pension. Sadije...

Inzaghi: Gjashtë trofe për tri vjet nuk janë pak

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi ndihet i lumtur me fitoren e mbrëmshme në derbin e qytetit, i cili njëherësh ia siguroi edhe titullin e...

Lajmet e Fundit