9.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Rrëfimet e dëshmitarëve të sulmit terrorist në Stamboll

Dëshmitarët e sulmit terrorist në aeroportin e Stambollit thonë se kanë përjetuar momentet paniku dhe tmerri tek sa njerëzit luftonin për jetën e tyre.

Nga momentet dramatike të aeroportin “Ataturk”, ishte në gjendje të mbijetojnë polici, Ahmed Furkan Gürtuna, i cili në momentin e shpërthimit ishte në pjesën e kontrollit të pasaportave, raporton Reuters, transmeto Indeksonline.

“Unë pashë një terrorist teksa hynte në aeroport, ai mbante me vete një “AK-47” dhe filloi të gjuante në drejtim të civilëve. Policia turke donte ta vriste atë dhe pastaj dëgjova shpërthimin e bombës “, tha Gürtuna.

Duke folur për nivelin e sigurisë së aeroportit, ai thotë se siguria mendohej se ishte “e mjaftueshme” dhe se besonte se aeroporti i Stambollit ishte një ndër më të sigurtit se në vendet e tjera.

Pavarësisht masave të mëdha të sigurisë në aeroportin e tretë më të ngarkuar në Evropë, sulmuesit dëshironin ta merrnin kontrollin e terminalit të mbërritjes, dhe pavarësisht përpjekjeve të policisë për të vrarë atë, arriti të aktivizojë rripin shpërthyese.

Dëshmitarët okularë të cilët dëshironin të mbetej anonim tha se sulmuesit hapën zjarr në mënyrë të rastësishme, dhe menjëherë është krijuar panik dhe shumë të bërtitura nga udhëtarët të cilët vraponin të gjenin strehim, por ajo ishte shumë e vështirë.

“Unë isha duke punuar, kam qenë në ndërrimin e natës … kam parë e dëgjuar rreth dhjetë të shtëna armësh, atëherë dëgjova edhe shpërthimin e parë … u përpoqëm për të dal nga zyra dhe pastaj kemi dëgjuar një shpërthim të dytë … “, ka thënë një prej punëtorëve të aeroportit.

Një tjetër dëshmitarë ka thënë se pas shpërthimit ka para shumë njerëz të mbuluar me gjak dhe më e vështira ishte se askush nuk arrinim të lëviznim nga vendi për t’i ndihmuar ata që kishin nevojë.

Një njeri që ishte turist atje thotë se ka shpëtuar për një fije peri pasi plumbat i kaluan shumë afër, ai rrëfen edhe momente tragjike të fëmijëve të mbuluar me gjak.

“Nuk arrija ta besoja që po përjetonim një rast si ai, pash shumë njerëz me gjak të mbuluar ishte vet tmerri. Ajo që ende me rri para sysh janë disa fëmijë që qanin vazhdimisht dhe ishin në gjendje shumë të rëndë”, tha vizitori.

Të paktën 36 persona u vranë dhe rreth 150 u plagosën në këtë sulm nga tre terroristë, që pretendohet se ishin anëtarë të ISIS-it. /Indeksonline/

Më Shumë

25 vjet nga masakra në Krushë të Madhe dhe në tri fshatrat e Rahovecit

25 vjet më parë, konkretisht nga 25 deri më 27 mars 1999, në Krushë të Madhe nga forcat serbe janë masakruar 243 persona, ndërsa...

Kosova mposht Armeninë

 Franco Foda ka debutuar me fitore në krye të bankinës së Kombëtares së Kosovës. Dardanët mundën në udhëtim Armeninë, me rezultat 0-1, të enjten në...

Lajmet e Fundit