7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Rusia ka filluar prodhimin e sistemit S-400 për Turqinë

Kryetari i kompanisë shtetërore ruse të industrisë së mbrojtjes, Rosoboronexport, njoftoi se kanë filluar prodhimin e sistemit të mbrojtjes ajrore S-400 për Turqinë.

Aleksandr Miheyev, kryetari i kompanisë shtetërore ruse të industrisë së mbrojtjes, Rosoboronexport, njoftoi se kanë filluar prodhimin e sistemit të mbrojtjes ajrore S-400 për Turqinë.

Miheyev, në deklaratën e tij për agjencinë ruse të lajmeve, RIA Novosti, tha se kanë arritur marrëveshje në lidhje me të gjitha temat rreth S-400. “Ka filluar prodhimi i sistemeve. Do të përmbushim përgjegjësinë tonë rreth kësaj çështjeje”, tha ai.

Kryetari i Rosoboronexport shtoi mes tjerash se, ende nuk kanë filluar dërgimin e S-400.

Për dy sisteme të S-400 të cilat Turqia planifikon t’i blejë nga Rusia, palët në ditët e fundit të vitit të kaluar kishin nënshkruar marrëveshje në Ankara.

Më Shumë

Posta e Kosovës lëshon në qarkullim pullën postare kushtuar mbrojtjes së ambientit

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, lëshoi sot në qarkullim postar emisionin e pullave postare “Mbrojtja e ambientit”.  Si pjesë përkrahëse e fushatave sensibilizuese,...

100 vjet nga vrasja e Avni Rrustemit

Avni Rustemi vdiq pas një atentati në Tiranë pranë Pazarit të Ri, më 22 prill 1924. Atentati ndaj tij u krye më 20 prill,...

Lajmet e Fundit