13.8 C
Prizren
E mërkurë, 17 Prill, 2024

SHBA: E turpshme që në Parlament ka deputet të dënuar për trafikim

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipërisë, ka kritikuar Parlamentin e Shqipërisë duke e konsideruar fakt të turpshëm që në radhët e deputetëve një prej tyre është i dënuar për trafik njerëzor.

Edhe Ambasada ashtu si të hënën departamenti Amerikan i Shtetit (DASH), në raportin e saj, nuk e përmendin emrin e deputetit, por opozita ka deklaruar disa herë se deputeti i PS, Arben Ndoka është dënuar në Itali për trafikim qeniesh njerëzore.

Në deklaratën e Ambasadës Amerikane, thuhet se : “Ambasada vlerëson si të turpshme që ka një anëtar të parlamentit shqiptar me dënime për trafikimin e njerëzve. Shqiptarët kanë të drejtën të kenë përfaqësues të zgjedhur me integritet dhe standarde të larta etike, jo kriminelë”.

Nga ana tjetër, ambasada siguron se “Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë t’i kërkojnë të gjitha partive politike që t’i mbajnë individët me të shkuar kriminale larg jetës politike dhe publike të Shqipërisë”.

Në deklaratën për Raportin e Departamentit të Shtetit për Trafikimin e Personave për 2015, Ambasada e SHBA thotë edhe se dëshiron të vërë në dukje se raporti vlerëson se Qeveria e Shqipërisë bëri përparim të mirë dhe vazhdon të bëjë përpjekje domethënëse për të përmbushur standardet minimale për eliminimin e trafikut.

“Ne nxisim qeverinë shqiptare t’i vazhdojë ato përpjekje për të luftuar të gjitha format e trafikimit të njerëzve nëpërmjet zbatimit të fortë të ligjit dhe mbrojtjes efikase të viktimave, si dhe me politika për parandalimin e trafikimit. Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara të punojnë me Shqipërinë për të mbështetur përpjekjet e vazhduara kundër trafikimit të njerëzve” – thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane.

Që në daljet e tij të para mediatike pas mbërritjes si ambasador, Donald Lu ka përdorur gjuhë të ashpër për fenomenin e kriminalizimit të institucioneve të larta shtetërore. Kërkesa e tij publike në mënyrë të përsëritur për një proces të shpejtë dekriminalizimi dhe për të mos kandiduar emra me të kaluar kriminale, nuk është përfillur fort nga disa parti politike. /Telegrafi/

Më Shumë

Mot sot i ngrohtë në ditën e Fitër Bajramit

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë. Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 12-26 km/h. Temperaturat minimale...

Kirurgu i Spitalit të Prizrenit, Zgjim Berisha aderon në Vetëvendosje

Kirurgu i Spitalit Regjional të Prizrenit, Dr. Zgjim Berisha ka aderuar në Lëvizjen Vetëvendosje në Prizren. “Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren çdo ditë e...

Lajmet e Fundit