6.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Shkon në pushime me 20 kg hashash

Trafiknati shqiptar udhëtonte me miqtë dhe 20 kilogramë hashash. Gjithashtu kishte me vete dhe 8 mijë euro cash. Udhëtimi special u ndërpre nga policia në Verona duke vënë në pranga tre shqiptarë, në banues në Predazzo dhe dy në Bolzano.

Pasi u morën në pyetje vetëm njëri mbeti pas hekurave, i cili mori të gjithë fajin mbi vete, dy të tjerët sipas tij nuk kishin të bënin me hashashin.

Trafikanti shqiptar kishte marrë dy shokët e tij për të kaluar një ditë në Verona, për të bërë pazar në dyqanet e këtij qyteti.

Pasi kaluan ditën në këtë qytet, tre shqiptarët janë kontrolluar në policia, e cila zbuloi dhe sasinë prej 20 kilogramë hashash, transmeton Shekulli.

Dy shqiptarët e liruar, 28 dhe 26 vjeç thanë para gjykatës se, nuk kishin dijeni për praninë e hashashit në makinë. Ata u lanë të lirë me kusht, në mënyrë që të mos largohen nga Bolzano.

Ndërsa shqiptari i mbajtur në qeli nuk ka dhënë asnjë shpjegim për lëndën narkotike, ndërsa dy shokët e tij thanë se ai në një moment i kishte lënë vetëm për rreth 30 minuta.

Më Shumë

Osmani: Pesë policë të Kosovës po mbahen peng nga Serbia

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se pesë policë të Kosovës “po mbahen peng” nga Serbia, shtet të cilin e cilësoi si “shovinist”. Në ceremoninë...

Sot moti me diell, temperaturat deri në 26 gradë Celsius

Moti sot në Kosovë parashikohet të jetë me diell dhe po ashtu edhe me vranësira. Siç bën të ditur Meteo Kosova, era do fryjë kryesisht...

Lajmet e Fundit