10.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Shtetaset shqiptare: Policët na dhunuan dhe na trajtojnë si lavire

Luljeta Telalli-e dhunuarLuljeta Telalli, shtetasja shqiptare që u arrestua para 10-të ditëve në vendkalimin kufitar Qafë Thënë thotë për “Lajm” se ka 10-të ditë që shkojnë dhe paraqiten tek policia e Strugës për çdo ditë në ora 10-të, ndërsa policët tallen me to. Policja kufitare që duhet të dëshmojë nuk shkon në Gjykatë, ndërsa Ambasada e Shqipërisë hesht.

Policia e Maqedonisë sillet me shtetaset e Shqipërisë në mënyrë kafshërore, ndërsa Ambasada e Shqipërisë në Shkup hesht.

Luljeta dhe Viola Telalli ka 10-të ditë që kanë mbet në Strugë dhe po të mos ishin qytetarët struganë që I kanë ofruar vend për fjetje dhe ushqim, nënë e bijë do të mbeteshin në mes të katër rrugëve.

“Ne jemi qytetare të thjeshta që vetëm donim të vinim deri në Shkup për të marrë vizë tek Ambasada e Holandës, ndërsa këta në trajtojnë si lavire”, thotë në një bisedë telefonike për “Lajm”, Luljeta Telalli.

Ajo sqaron se ka 10-të ditë që shkojnë dhe paraqiten tek policia e Strugës për çdo ditë në ora 10-të, ndërsa policja që duhet të dëshmojë në gjykatë për ngjarjen e që ndodhi më 15 korrik në ora 02 -2 e 30 e natës, nuk shkon për të dhënë dëshmi.

“Kemi kërkuar ndihmë nga Ambasada e Shqipërisë, por ata nuk na kanë ofruar asnjë lloj ndihme. Është paraqitur im shoq nga Shqipëria, është paraqitur dhëndri nga Holanda, por asgjë. Sot ia kanë hapur telefonin djalit tim dhe i kanë thënë se na kanë ofruar ndihmë për të shkuar tek Qendra e migracionit në Shkup, por gjoja ne nuk kemi pranuar. Nuk është e vërtetë, ne askush, përveç qytetarëve të Strugës nuk na ka ofruar ndihmë”, thotë ajo. Luljeta sqaron se policia është sjellë në mënyrë kafshërore me atë dhe bijën e saj dhe jo vetëm që i kanë dhunuar fizikisht, por edhe psiqikisht, i kanë sharë dhe ofenduar me fjalë të rënda, njëjtë sikur ato të jenë kriminele, e jo qytetare të thjeshta që vetëm kanë dash të vijnë në Shkup.

Luljeta dhe Viola Telalli më 15 korrik në ora 02 të natës me autobusin e linjës kanë dash të hyjnë në Maqedoni. Pasi kanë kaluar doganën shqiptare, në vendkalimin kufitar Qafë Thanë, ata janë ndalur në doganën maqedonase, ku dhe i kanë thënë që të kthehen mbrapsht.

Ajo për “Lajm” tregon me hollësi gjithçka që ka ndodhur atë natë. “Në doganën e Maqedonisë, polici I mblodhi të gjitha pasaportat. Kur i sollën mungonte pasaporta e vajzës sime, Violës. I thanë që Viola të paraqitet atje. Viola shkoi dhe meqë u vonua, dola edhe unë nga autobusi dhe shkova atje. Ata thanë se Viola duhet të kthehet mbrapsht. I thamë pse, ne kemi biletë kthyese, kemi dhe aplikimin që kemi bërë të ambasada e Holandës dhe na janë paraqitur në telefon që në ora 9 të shkojmë atje. Jo thanë ata, duhet të keni me vete edhe thirrjen që ju ka bërë ambasada. Pastaj policja mori pasaportën time dhe e futi në sistem dhe më tha po ju qenkeni nënë e bijë. Po i thashë unë, ç’të keqe ka që një nënë të shoqëroj vajzën e saj. Epo mirë tha ajo, vajza do të shkojë, ti do të kthehesh mbrapsht. Unë i thash jo, si mundet një nënë të mbetet në mes të natës këtu dhe ia tërhoqa pasaportën time. Në momentin që e tërhoqa pasaportën u rrëzua kompjuteri. Unë i thash më falni, por pas kësaj erdhën dy policë dhe na tërhoqën zvarrë dhe na çuan në një dhomë ku dhe e mbyllën derën. Vajza ime i telefonoi të atit dhe i tregoi se çfarë ka ndodh. Në ato moment, policja ia merr telefonin vajzës sime dhe e kap për fyti dhe duke e tërhequr zvarrë e dërgon atë në një dhomë të errët, ku ia vë prangat dhe e rreh me shqelma e grushte. Pastaj erdhën edhe dy policë të tjerë meshkuj, të cilët më kanë marrë mua zvarrë dhe më kanë dërguar tek dhoma ku ishte ime bijë. Njëri prej tyre më kanë qëlluar në fytyrë me shuplakë”, rrëfen ajo.

Të nesërmen në mëngjes ata i kanë nxjerrë para gjykatësit hetues, ku si përkthyes ka qenë njëri nga policët që i ka dhunuar ata. “Unë nuk e di se çfarë ka thënë dhe shkruar ai”, thotë Luljeta, duke shtuar se më pas ata I kanë thënë se duhet ti çojnë në burgun e Ohrit. “Unë kundërshtova, I thash pse duhet të na çoni në burg, kur ne jo vetëm që nuk kemi bërë asgjë, por jemi dhunuar. Meqë kishim edhe plagë të dhunës fizike që kishin ushtruar policët ndaj nesh, të cilat vëreheshin mirë, ata pastaj vendosën që të mos na çojnë në burg, por të na lënë në mes të rrugëve të Strugës. Na thanë se për çdo ditë në ora 10-të duhet të paraqiteni në polici. Ne shkojmë për çdo ditë në polici, ndërsa policët tallen me ne”, thotë ajo e irrituar. Tani më u mbushën plot 10-të ditë që nënë e bijë kanë mbet në Strugë dhe presin policen e kufirit që të japë dëshmi në gjykatë.

Luljeta thotë se policia është për ti mbrojtur qytetarët dhe jo për ti keqtrajtuar dhe ofenduar ata. “Kur ishim tek gjykatësi hetues unë dëgjova një police që po fliste shqip në telefon dhe i thash pse silleni kështu me ne, ne nuk kemi bërë asgjë, e ajo më tha: Shumë mirë ua bëjnë juve nënave shqiptare kur i shoqëroni vajzat për të bërë prostitucion”, thotë ajo.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme dy shtetaset shqiptare me inicialet L.T, 44 vjeç dhe V.T, 27 vjeç kanë përfunduar me kallëzim penal, pasi kanë fyer dhe fizikisht kanë tentuar të sulmojnë policët, por edhe kanë shtyrë dhunshëm pajisjet në sportelet kufitare. Sipas MPB-së, dy shtetaseve u është thënë se nuk kanë para të mjaftueshme për të qëndruar në Maqedoni dhe se nuk kanë dhënë të dhëna të hollësishme për qëllimin e udhëtimit të tyre.

Luljeta dhe Viola Telalli asnjëherë nuk kanë qëndruar gjatë në Maqedoni, përveç udhëtimeve transite që kanë pas.

Më Shumë

Mblidhet Kuvendi, në rend dite marrëveshja për tunelin Tetovë-Prizren

Sot do të mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ku në mesin e pikave të rendit të ditës është edhe shqyrtimi i Projektligjit...

Ambasada britanike në Beograd e informuar për arrestimin e Sadik Durakut

Ambasada e Britanisë së Madhe në Beograd është e informuar për arrestimin në Serbi të shtetasit të saj Sadik Duraku, me origjinë nga Kosova. Siç...

Lajmet e Fundit