13.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Shtyhet për në 2019-n parada “92 milionë dollarëshe” e SHBA-së

Planet e presidentit Trump për një paradë ushtarake në Ditën e Veteranëve, që pritej të zhvillohej në rrugët e Uashington DC, janë shtyrë tashmë të paktën deri nga viti 2019.

Trump mbeti i mahnitur nga parada e mbajtur në Ditën e Bastijës në Francë, gjatë vizitës së tij në vitin 2017, ndaj tha se edhe Shtetet e Bashkuara mund ta bënin diçka të tillë, transmeton tch.

Por, shifrat e publikuara gjatë së enjtes treguan se ngjarja mund të kushtonte rreth 90 milionë dollarë, më shumë se trefishi i asaj që ishte parashikuar fillimisht. Kritikët gjithashtu kanë bërë krahasime me paradat e zhvilluara në vendet e udhëhequra prej autokratëve.

Parada ishte konceptuar fillimisht të shënonte 100-vjetorin e fundit të Luftës së Parë Botërore, më 11 nëntor. Një zëdhënës i Pentagonit tha përmes një deklarate se, Departamenti i Mbrojtjes dhe Shtëpia e Bardhë “kanë rënë dakord tashmë ta rishohin këtë mundësi në vitin 2019”.

Drejtori për buxhetin e paradës ofroi një shifër të përllogaritur mes 10-30 milionë dollarësh, gjatë muajit shkurt kur Shtëpia e Bardhë njoftoi kërkesën e saj për zhvillimin e një të tille. Por, një zyrtar amerikan e çoi shifrën e përllogaritur në plot 92 mln dollarë.

E pasi plani u diskutua për herë të parë, në një memo shkruhej se tanket nuk do të merrnin pjesë në paradë, pasi do të dëmtonin rrugët e kryeqytetit të vendit. Qeveria lokale, Këshilli i Distriktit të Kolumbias, u shpreh kritik në kohën kur u njoftua plani, duke shprehur pakënaqësinë në “Twitter”.

Demokratët ishin po ashtu skeptikë, me kongresmenin Jim McGovern që deklaroi se “do të ishte absolutisht një shpërdorim parash”, ndërsa shtoi se Trumpi “po vepronte më shumë si diktator, sesa president”.

Pentagoni njoftoi më vonë se ushtria do të mund të marshonte nga Shtëpia e Bardhë drejt Capitol Hill, ndërsa në fundin e paradës do të kishte “një performancë të rëndë të forcave ajrore”.

Shtetet e Bashkuara kanë zhvilluar për herë të fundit një paradë ushtarake në vitin 1991, pas fundit të suksesshëm të fushatës së tyre për të detyruar zmbrapsjen e forcave të Saddam Husseinit nga Kuvajti.

Më Shumë

Analiza e sigurisë dhe planet për vitin 2024

Mbledhja e radhës e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) e Komunës së Prizrenit u zhvillua sot në sallën e Kuvendit të Komunës,...

 Marrëveshje për zhvillim ekonomik dhe inovacion në Prizren

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka nënshkruar sot një Marrëveshje të Mirëkuptimit me Innovation and Training Park (ITP) dhe Makerspace – Innovation Center Prizren për të bashkëpunuar në agjendën digjitale të...

Lajmet e Fundit