8.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Siri, mbi 2 mijë civilë të vrarë në Ghouta në tre muaj

Në 3 muajt e fundit, më shumë se 2 mijë civilë janë vrarë dhe thuajse 5 mijë janë plagosur në Ghoutan perëndimore, zonë në lindje të Damaskut e kontrolluar nga grupet e armatosura të opozitës dhe ku gjenden rreth 400 mijë civilë nën rrethim.

Këtë e ka denoncuar Salwa Aksoy, zv.president i Koalicionit sirian, në ekzil në Turqi. “Ajo që po ndodh në Ghuta është një luftë shfarosëse dhe një krim kundër njerëzimit”, – tha ai.

Sipas koalicionit kombëtar sirian, gjithnjë në 3 muajt e fundit, janë 32 struktuera mjekësore të shkatërruara  në zonë nga sulmet ajrore të Damaskut dhe nga aleatët e tij, përfshirë dhe Rusinë. Eksponenti i opozitës së Bashar Asadit ka nënvizuar më pas se në bazë të rregullave të OKB-së, Moska nuk duhet të votonte rezolutën e Këshillit të Sigurimit mbi Ghoutan, në diskutim këto orë në Nju Jork, sepse është përfshirë direkt në konflikt.

Më Shumë

Tre ndeshje interesante luhen sot në Superligë, sytë te Ballkani dhe Drita

Tre ndeshje interesante do të zhvillohen sot, në kuadër të xhiros së 29-të në Superligën e Kosovës në futboll. Sfida kryesore e ditës së shtune...

Rike Roçi i jep fund lidhjes: Mbaroi sapo dola

E ftuar në ‘Wake Up’ mëngjesin e sotëm ishte Rike Roçi, e cila është eliminuar së fundmi nga formati më i ndjekur ‘BBV3’. Ajo ka...

Lajmet e Fundit