4.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

Topi: Kosova shembull, Shqipëria ka nevojë për ndryshim të lidershipit politik

BamirTopi-FRDPartia Fryma e Re Demokratike, e kryesuar nga ish presidenti Bamir Topi mblodhi sot Asamblenë Kombëtare të saj. Në fjalën e tij para mediave kryetari i FRD-së, Bamir Topi tha se situata politike në Shqipëri është në një pozitë mjerane, ku pozita dhe opozita nuk bashkëpunojnë për interesat e qytetarëve.

Në këto kushte, sipas ish presidentit, kërkohet nevoja për ndryshim të lidershipit politik, ashtu si ka ndodhur në shumë vende të tjera fqinje me ne, përfshi këtu edhe Kosovën.

“Unë mendoj se pas kaq vitesh në Shqipëri ka nevojë të ndodh ajo që ka ndodhur në vende të tjera rreth e qark Shqipërisë, nuk po e zgjeroj shumë hartën gjeopolitke, ka ndodhur në Itali, Greqi, ka ndodhur këtu në Rajon, ka ndodhur në Kosovë. Kaq shumë vlerësim paskemi për këta lider karizmatik. Nuk ka model, nëse dikush do më thotë një model të vetëm unë tërhiqem publikisht. Janë “zhdukur” nga skena politike personazhe të rëndësishme që kanë dhënë kontribute të jashtëzakonshme në jetën poltike ndërkombëtare. Ky është sensi i masës kjo është deomkracia; jep kontribut, zgjidhesh, por nuk je i vetmi, liroja radhën tjetrit, tjetrit…. Shqipëria përderisa nuk ka qarkullim të lidervë politikë kjo situatë do të jetë këtu,” tha ish presidenti Bamir Taopi, gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombetarë të partisë që ai drejtojn tashmë Fryma e Re Demokratike.

Kreu i FRD-së kritikoi gjithashtu bojkotin e opozitës në Kuvend, e cila sipas tij nuk po vepron në mënyrë demokratike, duke braktisur punime në Parlament. Duke nënkuptuar ish liderin e së djathtës Sali Berisha, Topi tha se PD ka mbetur peng i një njeriu të vetëm që e ka lënë litarin jashtë.

“Situata politike në Shqipëri vazhdon të jetë në një pozitë mjerane. Ky vend ka nevojë të domodoshme që të ketë edhe grupe politike që të amortizojnë këtë klimë bipolare, antidemokratike që funksionon akoma në Shqipëri. Më thoni si ka mundësi të quhet demokratike kur s””ka pjesëmarrje, s””ka bashkëpunim, kur nuk ka impenjim për të mbetur në Parlament dhe për të bërë betejën e opozitarizmit. Pse? Se ka mbetur peng i një njeriu që ka lënë litarin jashtë. Por gjithçka është në dorë të qytetaëve, ne na takon të forcohemi, të funksionojmë, pasi interesi kryesor është të japim kontributin tonë që të bëhet një politikë ndryshe për një Shqipëri ndryshe,” tha më tej ish presidenti i Shqipërisë Bamir Topi.

Mes të tjerash ish presidenti Topi është shprehur edhe për reformën territoriale, projekti më i ri dhe më i debatuar i Qeverisë Rama, për të cilën tha se kjo reformë ishte e nevojshme, por nuk pati transparencën e duhur pasi u përmbyll pa pjesëmarrjen e opozitës. “Reforma territoriale pati ndryshime gjatë diskutimit të saj. Nisi me transparencë dhe përfundoi pa transparencë, duke shkur pas disa konjukturave dhe interesave të ndryshme. Gjithashtu, pati problem mungesën e plotë të opozitës institucionale”, tha Topi.

Më Shumë

Policia shqiptoi mbi një mijë e 900 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1936 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Policia shqipton mbi një mijë e 500 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1501 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Lajmet e Fundit