13.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Turku plotëson ëndrrën, bëhet shqiptar në moshën 90-vjeçare

Turku me origjinë shqiptare ka marrë pasaportën shqiptare në moshën 90-vjeçare.

Kjo është historia e Fikret Tevfik Oktay, qytetar turk nga Ankaraja por me origjinë shqiptare nga babai, i cili ishte ushtarak madhor në ushtrinë e Perandorisë Osmane e më pas në ushtrinë e Ataturkut me të cilin kishin miqësi personale.

Për shkak të luftërave të zhvilluara në rajonin e Ballkanit e më pas atyre botërore ishin shkëputur totalisht lidhjet me Shqipërinë. Më pas vetë izolimi i Shqipërisë, i bëri të pamundur komunikimet me botën e jashtme.

Për vite me radhë familja e Oktayt dhe të afërmit e tyre në Shqipëri të cilët janë familja e ish deputetit Flamur Çelaj ,nuk e harruan kurrë lidhjen familjare.

Shprehja  “gjaku nuk humbet” rezulton të jetë e vërtetë dhe falë përpjekjeve të jashtëzakonshme nga të dy anët, familja u ribashkua pas shumë viteve .Kërkimet mes dy familjeve zgjatën vite të tëra deri sa u gjetën.

Sipas ish-deputetit Flamur Çelaj, pavarësisht moshës, dëshira e 90 vjeçarit për të pasur pasaportën shqiptare ishte një nga ëndrrat më të mëdha në jetën e tij . Kjo u plotësua me dekretin për shtetësi nga presidenti Ilir Meta. Ai dëshironte që pjesën tjetër të viteve, t’i jetojë si shqiptar. Pas marrjes së pasaportës shqiptare, familja Çelaj organizoi një festë tradicionale me motive shqiptare.

foto galeri

Më Shumë

Tri përballje interesante në Albi Mall Superliga – vëmendja në Suharekë

Sot do të zhvillohen tri ndeshje në Albi Mall Superligën e Kosovës. Vëmendja do të jetë në Suharekë, pasi Ballkani është nikoqir i Dritës për...

Latifi: Kosovës i duhet ndihma profesionale, jo `dyqanet e kirurgjisë`

Kirurgë shqiptarë në mërgatë do ta ndihmojnë Kosovën dhe shëndetësinë e saj, përmes Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës. Kryetari i këtij kolegji Dr. Rifat...

Lajmet e Fundit