7.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Turqi, përmbyset autobusi, 9 të vdekur dhe 38 të plagosur

Nëntë shtetas irakenë mbetën të vdekur dhe 38 të tjerë të plagosur në një aksident rrugor në juglindje të Turqisë.

Viktimat dhe të plagosurit ishin udhëtarë në një autobus që u përmbys në krahinën juglindore të ?ërrnak, raporton Agjencia e lajmeve Do?an.

Aksidenti ndodhi në rrethin Silopi të ??rnak. Autobusi thuhet se mbante turkmenët e Irakut, të cilët kishin ikur nga Iraku i shkatërruar nga lufta në Turqi dhe po ktheheshin në vendin e tyre. Tre nga viktimat ishin fëmijë.

Autobusi, i cili kishte targa të huaja, njoftohet se ra në autostradën Silopi-Habur. Ekipet e shërbimit emergjent u dërguan në zonë dhe udhëtarët e plagosur u dërguan në spitalet shtetërore Silopi dhe Cizre për trajtim.

Guvernatori i Sirisë Mehmet Akta shkoi në Silopi për të parë nga afër aksidentin, duke shprehur ngushëllimet e tij për ata që u vranë.

“Tre nga fëmijët ishin në mesin e nëntë njerëzve të vrarë dhe 38 të tjerë u plagosën. Të gjithë ata që humbën jetën ishin Turkmenët irakianë”, tha Akta?.

Ai gjithashtu deklaroi se dy oficerë policie turq, të cilët ishin në detyrë për të çuar Turkmenët iraken në Telafar të Irakut, ishin midis udhëtarëve të plagosur.

Më Shumë

Liberalizimi i vizave, Kurti: Më shumë qytetarë po kthehen në Kosovë sesa që largohen

Kryeministri i Kosovës, njëherit edhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LV-së ka thënë se prejse ka...

Moti sot me temperatura deri në 30 gradë Celsius

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të ketë mot kryesisht me diell. Sipas njoftimit të këtij instituti,...

Lajmet e Fundit