16.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Turqia dhe Franca përplasen rreth çështjes “Khashoggi”

Turqia i cilësoi si “të papranueshme” komentet e ministrit të Jashtëm të Francës, Jean-Yves Le Drian, i cili tha se presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, po bën “lojë politike” mbi vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi.

Erdogan tha të shtunën se Turqia i ka ndarë disa incizime nga vrasja e gazetarit me Arabinë Saudite, Shtetet e Bashkuara, Francën, Britaninë dhe aleatë të tjerë, por nuk dha detaje për përmbajtjen e atyre incizimeve.

Në një intervistë për televizionin France 2 të hënën, Le Drian tha se “për momentin nuk është në dijeni për asnjë informacion të transmetuar nga Ankaraja”.

I pyetur nëse presidenti turk po gënjen, Le Drian tha se “ai po bën lojë politike në këto rrethana”.

Komentet e tij shkaktuan zemërim në Turqi.

“Janë të papranueshme akuzat se presidenti Erdogan luan lojë politike”, tha drejtori i komunikimeve në Presidencën turke, Fahrettin Altun.

“Mos të harrojmë se ky rast do të ishte mbuluar tashmë sikur të mos ishin përpjekjet e vendosura të Turqisë”, tha ai.

Khashoggi, kontribues në gazetën Washington Post dhe kritik i Qeverisë saudite, është parë për herë të fundit duke hyrë në konsullatën saudite në Stamboll, më 2 tetor.

Pas mohimeve të vazhdueshme, Riadi e ka pranuar se ai është vrarë gjatë një procesi të marrjes në pyetje.

Trupi i gazetarit nuk është gjetur ende, por dyshohet se ai është gjymtuar.

12 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Më Shumë

Kurti kujton 25 vjetorin e masakrave serbe në Gjakovë e Rahovec

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar 25 vjetorin e masakrave serbe në Gjakovë e Rahovec ku nuk u kursyen as gra e fëmijë. Më...

Hamza: Qytetarët e dinë, kur unë them diçka, e realizoj

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryeministër, Bedri Hamza, ka deklaruar se përkrahja e tij për këtë post do të jetë nga...

Dhimbja

Lajmet e Fundit