6.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Vëllai katërvjeçar e “lanë” motrën në lavatriçe!

Nëna u zbardh nga tmerri: Lavatriçja pranonte ujin e detergjentin dhe kishte filluar të lajë, dhe kur ka shikuar brenda …”Pash vetëm që bërtiste, mirëpo zëri nuk depërtonte jashtë!”

“E di se do të më akuzojnë si nënë e keqe, por dua t’i paralajmërojë nënat tjera që mos t’iu ndodh e njëjta gjë”, ka shkruar Lindsay Mciver në Facebook duke filluar tregimin për ngjarjen më të tmerrshme në jetën e saj.

Lindsay dhe bashkëshorti i saj kishin blerë më 8 korrik një lavatriçe të re dhe i kishin paralajmëruar tre fëmijët e tyre të mos e prekin.

Mirëpo… pas disa ditëve, atë dhe bashkëshortin e saj e zgjon nga gjumi djali i tyre 4 vjeç. Fëmija qëndronte buzë shtratit duke qarë, por arriti të thotë: “Klo. Brenda. Lavatriçe”.

Gruaja kishte vrapuar pa frymë deri në banjë dhe kishte çfarë të shihte. Kazani ishte duke u mbushur me ujë dhe detergjent dhe tashmë kishte filluar të lëvizë, ndërsa në shkumë e kishte parë fytyrën e vajzës së saj më të vogël  trevjeçare.

 

“Bërtiste, por jashtë nuk dëgjohej asgjë”, shpjegon Lindsay. Prindërit i kishte kapur paniku: lavatriçja ishte e re, nuk dinin ta përdornin dhe ende nuk e kishin lexuar udhëzimin për përdorim. Për fat arritën diqysh ta shkyçin makinën, ta hapin derën dhe ta nxjerrin vajzën. Vogëlushja kishte pirë pak ujë dhe kishte disa të mavijosura, mirëpo doli shëndosh e mirë./Insajderi.com.

Më Shumë

69 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

69 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë. 27 nga këto aksidente janë me të lënduar, ndërkaq 42 me dëme...

Moti sot me temperatura deri në 30 gradë Celsius

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të ketë mot kryesisht me diell. Sipas njoftimit të këtij instituti,...

Lajmet e Fundit