7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

VIDEO/ Rendohet bilanci, 209 të vdekur nga përmbytja e anijes në Tanzani, arrestohet kapiteni

Kapiteni i anijes së mbingarkuar me njerëz që u përmbyt në liqenin Viktoria është arrestuar ndërsa Tanzania mban zi për më shumë se 200 njerëz të vdekur në fatkeqësinë më të fundit detare në kombin e Afrikës Lindore.

Presidenti i Tanzanisë, John Magufuli, tha se kapiteni ishte në paraburgim dhe se urdhëroi arrestimin e të gjithë operatorëve të tjerë të anijes, që u përmbyt të enjten

Magufuli tha se kapiteni u largua nga drejtimi i anijes duke ia lënë në drejtim një personi të patrajnuar për punën.

Numri i të vdekurve u shkoi në 209 të shtunën, tha zëdhënësi i qeverisë Hassan Abbas për CNN, por pritet të që numri i viktimave të rritet ndërsa trupat e tjerë nxirren nga uji.

Raportet fillestare treguan se mbingarkesa e anijes kontribuoi në katastrofën vdekjeprurëse, por një hetim do të përcaktojë shkakun e saktë të ngjarjes, tha kreu i Tanzanisë.

Është e paqartë se sa pasagjerë ishin në bordin e anijes. Ka raporte që ajo kishte një kapacitet prej 100 personash, dhe në vend të kësaj kishte 400 vetë.

 

Më Shumë

114 vjet nga vdekja e shkrimtarit të shquar Mark Twain

Samuel Langhorne Clemens (30 nëntor 1835 – 21 prill 1910) njihet me emrin Mark Twain (Mark Tuejn), ishte një autor dhe humorist amerikan. Ai...

I shkaktuan vazhdimisht dhunë psikike – viktima nga Malisheva përfundon në QKUK

Një grua nga Malisheva ka përfunduar për trajtim mjekësor në QKUK, si pasojë e ushtrimit të dhunës psikike ndaj saj nga dy persona. Rasti ka...

Lajmet e Fundit