15.8 C
Prizren
E martë, 16 Prill, 2024

Zaev: Shqiptarëve duhet dhënë një nga pozitat udhëheqëse

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev ka pranuar që shqiptarët në Maqedoni të kenë një nga tre postet kryesore të shtetit në Maqedoni.

“Aktualisht, shumë aspekte të zgjidhjes së krizës politike varen nga përfaqësuesit shqiptarë, por jo vetëm prej tyre. Ato varen edhe nga qytetarët shqiptarë dhe pakica të tjera në vendin tonë. Kështu që le ta lëmë këtë gjë të ndodhë në mënyrë natyrale, dhe kështu do të ndodhë, sepse në vendin tonë ka intelektualë dhe politikanë me peshë nga të gjitha grupet etnike.” ka thënë Zaev

Ai ka thënë se si qytetarë e Maqedonisë po konfirmojmë faktin se kjo krizë po bashkon të gjithë, maqedonasit, shqiptarët, turqit, serbët dhe të gjithë grupet tjera etnike.

“Këtë e demonstruam në rastin e Kumanovës, këtë e demonstruam në grumbullimin masiv para qeverisë në Shkup dhe këtë gjë po e dëshmojnë çdo ditë para qeverisë. Ky nuk është vetëm qëndrimi im mbi këtë” ka thënë Zaev për Vision Plus.

Më Shumë

Mbi 7 mijë kosovarë shkuan në Shqipëri në orët e hershme të së shtunës

Kjo e shtunë ka nisur me një fluks automjetesh në pikën kufitare të Morinës. Shumë qytetarë kanë zgjedhur të udhëtojnë nga Kosova drejtë Shqipërisë, duke...

Zafir Berisha: Lubizhda e Hasit ishte mbështetja e fuqishme e luftës së UÇK-së

Kryetari i Nismës në Prizren, Zafir Berisha ka kujtuar dëshmorët dhe martirët e fshatit Lubizhdë të Hasit “Sot, 25 vite më parë (12 prill 1999)...

Lajmet e Fundit