11.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

Zgjedhjet në Shqipëri, partitë politike nga sot zyrtarisht në fushatë

Fushata elektorale për zgjedhjet vendore të 21 qershorit ka nisur zyrtarisht nga dita e sotme sipas rregullave të përcaktuar në Kodin Zgjedhor.

Ndonëse prej gati dy muajsh partitë politike i kanë paraprirë asaj me aktivitete elektorale, neni 77, pika 1 e ligjit zgjedhor përcakton se “fushata fillon 30 ditë para datës së zgjedhjeve dhe përfundon 24 orë para kësaj date”.

Duke iu referuar kësaj pike, më 20 qershor dhe gjatë gjithë ditës së dielë më 21 qershor, partitë dhe mediat duhet të respektojnë atë që në ligj përcaktohet si “heshtje zgjedhore”.

Kodi elektoral i njeh të drejtën çdo subjekti zgjedhor që të bëjë propagandë zgjedhore në mënyrë të ligjshme, si takime, tubime, postera publikë, ndërkohë që ajo është e ndaluar të zhvillohet në institucione publike.

“Çdo afishim i materialeve propagandistike jashtë vendeve publike të autorizuara sjell heqjen e tyre nga organet e zbatimit të ligjit, në varësi të njësisë qeverisjes vendore”, thuhet në nenin 79, pika 3, e kodit.

Gjatë fushatës zgjedhore, Radiotelevizioni Publik vë minutazh falas në dispozicion të partive politike të regjistruara në KQZ.

Respektimi i kohës televizive të fushatës së subjekteve zgjedhore në media do të monitorohet nga një bord i posaçëm i ngritur pranë KQZ-së, i cili në rast shkelje të minutazhit të parashikuar në ligj nga ana e operatorëve radiotelevizivë do të aplikojë masa ndëshkuese me gjobë, deri në bllokim të operatorit.

Në zgjedhjet për pushtetin lokal janë regjistruar zyrtarisht në KQZ 63 subjekte zgjedhorë, 52 prej të cilave janë grupuar në dy koalicione, një i spektrit të majtë “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, i cili përfshin 37 parti dhe një koalicion i spektrit të djathtë “Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet”, që grupon 15 parti.

Më Shumë

Osmani: Pesë policë të Kosovës po mbahen peng nga Serbia

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se pesë policë të Kosovës “po mbahen peng” nga Serbia, shtet të cilin e cilësoi si “shovinist”. Në ceremoninë...

“Shkrepi dhjetë plumba drejt viktimës”, aktakuzë ndaj të pandehurit për vrasjen në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.G., për shkak të dyshimit për vrasje të rëndë. Sipas aktakuzës, pasditen e 3 shtatorit në...

Lajmet e Fundit