22.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Botohet dhe promovohet një roman i ri nga Mehmet Kraja

Në Panairin e Librti në Tiranë, të enjten më 15 nëntor 2018, në orën 11.00, bëhër promovimi i romanit të ri të Mehmet Krajës, i botuar te Shtëpia Botuese “Onufri”.

Është ky një rrëfim tronditës për qytetin e palumtur dhe njerëzit e tij, të cilët për një aq të gjatë e pritën lirinë, thuhet në njoftimin e kësaj shtëpie botuese. Roman i nxehtë dhe i drejtpërdrejtë , i veçantë në letrat shqipe, që ndoshta nuk i dakordon të gjithë lexuesit, por me siguri i vë në mendime të gjithë.

Narratori dhe protagonisti identifikojnë njëri-tjetrin, fate njerëzish pleksen në një botë midis reales dhe fiksionit. Duke qenë romansier me përvojë, Mehmet Kraja i zotëron të gjitha teknikat bashkëkohore shkrimore, prandaj vjen aq e fuqishme tabloja që krijon. I freskët dhe krijues, me një gjuhë që shpesh i kalon kufijtë e shprehjes, përveçse në përshkrime, kësaj radhe bëhet depërtues edhe në meditim.

ADVERTISING

I pyetur rreth librit të tij më të ri, autori Mehmet Kraja thotë: “Të gjithë njerëzit që kanë lindur në liri, nuk kanë pse të mendojnë për lirinë dhe vlerat e saj. Ndryshe është kur jeton në dy kohë, lindë dhe rritesh në një mungesë lirie, lirinë e quan ëndërr shpesh të paarritshme, pastaj përnjëherësh ajo bëhet realitet. Tani gjendesh në situatë që duhet ta peshosh vlerën e saj. Liria krijon disa predispozita që njeriu të jetojë më mirë, por nuk zgjidh asnjë problem filozofik, ekzistencial. Të gjitha liritë janë të pamjaftueshme, por liria e Kosovës është dyfish e tillë, sepse pritja ka qenë e madhe. Pastaj, kur ëndrra bëhet realitet, ajo e humb madhështinë dhe shkëlqimin e saj. Më pas vjen ana pragmatike: Kosova nuk është e lirë nga shtrëngesat e saj, nga pamundësitë e saj. Ajo tani është rob i veseve njerëzore, i vanitetit njerëzor, i djallëzisë njerëzore”./GazetaExpress/

Më Shumë

Moti për sot me diell, vranësira dhe reshje shiu

Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku mund të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu gjatë ditës. Në orët...

Bruce Springsteen bashkohet në skenë me Zach Bryan dhe Maggie Rogers (Video)

Legjenda e folk-rokut, Bruce Springsteen, iu është bashkuar dy yjeve të reja të muzikës, Zach Bryan dhe Maggie Rogers. Bosi gjeti kohë për t’u shkëputur...

Lajmet e Fundit