30 C
Prizren
E shtunë, 11 Korrik, 2020

Budallai i bukur

Nga Edison Ypi

 

Të veshur, të mbathur, të larë, të krehur, me muhabete të thjeshta dhe të rrafshëta deri në neveri, pa asnjë vullnet për të bërë diçka të dobishme, budallenjt tanë të bukur çfaqen kudo si tulla të njëllojta që sapo kanë dalë nga fabrika.

Budallenj të bukur kemi pasur edhe më parë. Por ishin të pazararshëm, shihnin punën e vet, budallallëkun e vet. Koha kur njerëzia thoshin, “sa budallenj të bukur ka bota, le ti kemi dhe ne tanët”, iku. Sot që budallenjtë e bukur janë shtuar si hordhia e karkalecave mbi fushën me grurë, duket çudi si ndodhi që kemi më tepër budallenj të bukur se budallenj të pabukur.

Me pamje të jashtëme të studiuar para pasqyrës, qasje nazelie ndaj interesimeve komunitare, budallai ynë i bukur duket si një kërmill i mbështjellë në guackë plot jargë budallallëku.

Budallai ynë i bukur s’ka haber nga puna, lodhja, sakrifica, frymëzimi, ndjeshmëria, dashuria.

Budallai ynë i bukur s’ka muhabet tjetër veçse Euro, aeroplana, orare, pizza, bileta, spagheti, receta, restorante, dreka, darka, pasarela, plazhe, udhëtime nëpër vende ekzotike të huaja.

Tashmë budallenjtë tanë të bukur i kanë zënë pothuaj të gjitha fërngjitë e politikës, zyrat e ndryshme, shoqërinë civile, mediat, ku budallenjtë tanë të bukur bëjnë hatanë me lëvizje gjymtyrësh, kostume të errëta, kravata me ngjyra, ora të shtrenjta, dhe natyrisht budallallëk të pafundëm.

Budallai ynë i bukur është një tyç i azhornuar, një antikonformist që mposht me llafe mullinjtë e erës, një revolucionar i asgjësë, progresist hipokrit, modern i përvjellur.

Palestra, masazhi, plazhi, vrapi, kqyrja e datave të skadimit mbi kutitë e ushqimeve të ambalazhuara, celulari, kompjuteri, rrjetat sociale, janë shokët e pandarë të budallait tonë të bukur.

Autostradat, aeroportet, tunelet, urat, alumini, Interneti, birra, pijet freskuese, për budallain tonë të bukur nuk janë shpikur dhe nuk janë ndërtuar kurrë. Ato aty kanë qënë në jetë të jetëve në pritje të budallait tonë të bukur për t’ja kollajsuar jetën./ KultPlus.com

- Advertisement -

Më Shumë

Adelina Berisha zgjedh resortin luksoz ‘Grande Blue Fafa’ për të kaluar pushimet

Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Berisha, ka nisur pushimet këto ditë në Shqipëri. Si destinacion të pushimeve të saj, artistja ka zgjedhur resortin luksoz ‘Grande...

Arrestohet hajni i lopës në Restelicë të Dragashit

Në Restelicë të Dragashit, dje është arrestuar një person pasi që i njëjti në mëngjesin e të shtunës kishte vjedhur një lopë, transmeton PrizrenPress. Sipas...

Tre të vdekur sot nga coronavirusi në Kosovë, shkon në 82 numri i viktimave

Gjatë ditës së martë tre persona kanë vdekur nga COVID-19 në Kosovë, duke e çuar në 82 numrin e përgjithshëm të vdekjeve. Në Laboratorin e...

Pas vetaksidentit me traktor humb jetën një person në Rahovec

Një person ka humbur jetën pas vetaksidentit me traktor në fshatin Qifllak në Rahovec. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në Spitalin Rajonal të...

Kosova ka histori të shenjtëruar, asgjë nuk e zbeh atë

Shkruan: Kudusi Lama Shqiptarët në gjithë jetën e tyre nën pushtimin serb e jugosllav janë ndeshur me pushtuesin pa ndërprerje për ta fituar lirinë. Nuk...

183 raste të reja me koronavirus në Kosovë, 4 në Prizren dhe 2 në Rahovec

57 TË SHËRUAR DHE 183 RASTE ME COVID-19! Sot më 07 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar...

Doli nga shtypi libri më i ri i Agim Vincës “Ditari i Pandemisë”

Doli nga shtypi, në botim të shtëpisë botuese “Artini” nga Prishtina, libri më i ri i Profesor Agim Vincës: “DITARI I PANDEMISË. Rrëfime nga...

Haxhi Shala lë Nisman, i bashkohet AAK-së

Deputeti Haxhi Shala nga sot është pjesë e AAK-së. “Sot pata nderin që me z. Haxhi Shalën, deputet në Kuvendin e Kosovës, të vendosim të...

Gjashtë raste aktive me koronavirus në Malishevë

Bazuar në analizat e testimeve të sotme për Covid-19, sot janë bërë tri teste të qytetarëve nga Komuna e Malishevës, ku një prej tyre...

Gattuso: Milik dëshiron largimin nga Napoli

Trajneri i Napoli-t, Gennaro Gattuso ka konfirmuar se sulmuesi Arkadiusz Milik, dëshiron largimin nga “San Paolo”. Që disa muaj, Milik është i lidhur me largimin...

Ja pse të gjithë po flasin për fejesën e vajzës së regjisorit të njohur Steven Spielberg

Familja Spielberg ka një arsye të madhe për të festuar këtë fundjavë: Destry Allyn Spielberg është fejuar! Vajza më e vogël e regjisorit të njohur...

Juventus: Rekordi i ri i Cristiano Ronaldos

Cristiano Ronaldo zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë me Juventusin në derbin ndaj Torinos, e cila u fitua nga bardhezinjtë me rezultatin e thellë...

Eurosport e çon në qiell Rrahmanin

Verona është një nga surprizat e këtij sezoni në Serie A. Skuadra e trajnerit Juric është shndërruar në një ekip të patrembur dhe nuk...

Infarkti apo Covid-19, dilemat e familjes së të vdekurit nga Rahoveci (VIDEO)

Të çuditur nga rezultati pozitiv i testit për koronavirus janë familjarët e një 73 vjeçari i cili vdiq ditë më parë, por që nuk...

Artan Sejrani emërohet ushtrues i detyrës së kryetarit të Gjykatës Themelore në Prizren

Artan Sejrani është emëruar ushtrues i detyrës së kryetarit të Gjykatës Themelore në Prizren. Këtë detyrë Sejrani e ka marrë nga data 04.07.2020. “Me vendimin e...

Protesta të reja në Beograd me gjithë sprapsjen e Vuçiqit

Mijëra persona janë mbledhur në Beograd të mërkuren, për të dytën ditë rresht, për të protestuar kundër masave të reja, që në këtë shtet...

Lajmet e Fundit

Për një javë, 39 raste të vdekjes nga COVID-19 në Kosovë

Për një javë në Kosovë janë shënuar 39 raste të vdekjes, si pasojë e virusit COVID-19.Nga 58 vdekje sa ishte numri me datën 3...

Aktakuza, dëshmia në Hagë dhe tre qëndrime ndaj çështjes Thaçi

Bedri Islami Pas tronditjes së parë dhe qëndrimeve më shumë emocionale, çka ishte e natyrshme dhe e pritshme, tani vjen koha e qëndrimit serioz, të...

Ditëve në vazhdim pritet të ketë rritje më të theksuar të çmimit të derivateve

Çmimet e derivateve dita-ditës po shënojnë rritje. Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani thotë se qytetarët tanë janë duke u shërbyer me...

Thahet ujëvara e Mirushës (VIDEO)

Ujëvara e Mirushës ka mbetur pa ujë sivjet. Në disa video të dërguara nga lexues të Klan Kosovës shihet se ujëvara që tërheq shumë turisë...

Lot e dhimbje: Boshnjakët varrosin edhe nëntë trupa të gjetur nga Masakra e Srebrenicës

Myslimanët boshnjakë e kanë mbajtur një ceremoni përkujtimore për ta shënuar 25-vjetorin e Masakrës së Srebrenicës – tragjedisë më të madhe njerëzore në Evropë...