16.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Buja mori pjesë në Konferencën Inauguruese të Programit “Horizon 2020”

Horizon2020-BujaMinistri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja mori pjesë sot në Konferencën Inauguruese të Programit “Horizon 2020”, i cili është program i ri Kornizë i Bashkimit Evropian për Hulumtime dhe Inovacion, i cili do të ofrojë mbështetje në të gjitha llojet e aktiviteteve hulumtuese dhe të inovacionit, në fushat shkencore themelore dhe fushat shkencore industriale.

Buja, me këtë rast, tha se ky program është një mundësi mjaft e mirë për pjesëmarrje në projekte kërkimore dhe inovative për komunitetin shkencor, komunitetin e biznesit, si dhe për partnerët tjerë aktivë në fushën e inovacionit dhe kërkimit në vendin tonë.

Programi Horizon 2020, theksoi ministri Buja, po ashtu është një mundësi e mirë për integrimin e Republikës së Kosovës në zonën europiane të kërkimit.

Duke vlerësuar lartë përkrahjen e partnerëve nga Komisioni Evropian, si dhe partnerëve tjerë ndërkombëtarë dhe vendorë, ministri Buja tha se MAShT vazhdimidht ka përkrahur punën dhe përpjekjet e komunitetit shkencor, së fundi edhe përmes konsolidimit të Kornizës Ligjore dhe Kornizës së Politikave Strategjike për të mbështetur zhvillimin e aktiviteteve në fushën e kërkimit dhe inovacionit.

Më tej, Buja po ashtu theksoi se MAShT ka punuar edhe në kompletimin e infrastrukturës ligjore sa i përket fushës së kërkimeve shkencore.

“Rishikimi i Ligjit për Kërkimet Shkencore ofron një qasje të hapur të përkrahjes për komunitetin shkencor, për të marrë pjesë në fondet publike të alokuara për kërkim, si dhe mundëson që gjatë viteve në vijim të ndahen më shumë mjete nga buxheti i Republikës së Kosovës për fondin e shkencës. MAShT gjatë këtij viti ka finalizuar edhe Startegjinë Nacionale për Inovacion 2013/ 2020. Kjo strategji i jep një shtytje të hovshme përpjekjeve për inovacion, si parakusht i zhvillimit ekonomik në vend”, ka thënë ministri Buja.

Ndërkaq, përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, tha se “Horizon 2020” është një prej programeve më të mëdha të komunitetit evropian, i cili do të fillojë nga viti 2014 deri më 2020, me një buxhet mbi 70 miliardë euro. Ky program do të ofrojë financim për një varg të madh të projekteve të kërkimit, hulumtimit dhe inovacionit në fushën e shkencave të teknologjisë, biznesit dhe shkencat shoqërore. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Universiteti “Ukshin Hoti” arrin marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Karamanoglu Mehmetbey nga Turqia

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren dhe Universiteti Karamano?lu Mehmetbey nga Turqia, sot kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi. Siç bëhet e ditur sipas njoftimit, marrëveshja është...

Policia shqipton mbi 1 mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1082 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Lajmet e Fundit