8.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Burdushi: Nuk po diskriminohem në baza etnike, thjeshtë jam viktimë e politikës

Monitorues të KMDLNj-së, me datë 22.08.2019, në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, vizituan të paraburgosurin Hysri Peqani – Burdushi, me ftesë të avokatit mbrojtës.

Peqani u pohoi monitoruesve të KMDLNj-së se ai ”nuk kishte asnjë vërejtje sa i përket kushteve të mbajtjes e as trajtimit në Q. P në Prishtinë nga stafi apo drejtuesit e kësaj qendre”, njofton Klan Kosova.

Ai sipas KMDLNj, tha se ”i tërë stafi sillen shumë korrekt, nuk ka diskriminime në baza etnike, ushqimi dhe trajtimi shëndetësor është në rregull dhe në kohë”.

Sipas tij, ankesa e vetme është për padrejtësitë që po i bëhen atij duke e mbajtur padrejtësisht dhe me prapavija të tjera në paraburgim. Ai pohoi se qëllimi i vetëm është marrja e disa pronave të tij dhe se me arrestimin dhe mbajtjen e tij po duan që të kenë publicitet.

Ai, ka thënë ”se veprimtaria e tij është legale, mjekësi sociale (85/14), këshillëdhënëse, nga e cila posedon dokumenatcionin për trajtimin e secilit që ka kërkuar ndihmë tek ai”.

KMDLNj , pas vizitës dhe bisedës me të paraburgosurin Hysri Peqani konstaston se te drejtat e njeriut të personave të privuar nga liria në rastin konkret janë në pajtim të plotë me ligjet në fuqi, me dokumentet kombëtare dhe ndërkombëtare për të drejtat e njeriut ndërkaq që nuk paragjykon fajësinë apo pafajësinë e të paraburgosurit , pa një vendim të formës së prerë të gjykatës kompetente.

Sa i përket marrjes së pronave të të paraburgosurit Peqani, gjykata merr vendim për këtë ndërkaq që i paraburgosuri nuk është i privuar nga e drejta për mbrojtje, si për dëshmim të pafajësisë , ashtu edhe pë mbrojtje të pasurisë dhe pronës, përkohësisht të sekuestruar, theksohet në kumtesën e dërguar

Më Shumë

Malishevë/ Në 25-vjetorin e rënies u përkujtua dëshmori Brahim Morina

Në 25-vjetorin e rënies në altarin e lirisë, u përkujtua dëshmori i kombit, Brahim Morina, nga fshati Drenoc. Në përkujtim të rënies së tij,...

KPF-ja e rekomandon Kuvendin e Prizrenit që të bëjë bartjen e mjeteve për vitin 2024

Në mbledhjen e sotme të Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Prizrenit, u shqyrtua dhe diskutua pika e rendit të ditës lidhur...

Lajmet e Fundit