12.8 C
Prizren
E mërkurë, 21 Tetor, 2020

Buxheti për vitin 2021 do të tkurret për së paku 200 milionë euro

Mbi 200 milionë euro më pak do t’i ketë buxheti i vitit 2021, i cili pritet që të shkojë në Kuvend në fund të tetorit. Kjo do të jetë sfida e radhës e Qeverisë për sigurim të votave për ta kaluar këtë projektligj, i cili parasheh që buxheti për vitin e ardhshëm të jetë 2.4 miliardë euro.

Sipas zëvendësministrit të Financave, Agim Krasniqi, e rëndësishme është që brenda partnerëve qeveritarë të ketë konsensus për miratimin e këtij projektligji, transmeton KOHA.

“Ne brenda Qeverisë nuk jemi duke mundur që të bëjmë ndryshime të mëdha në buxhet për t’i kryer obligimet ligjore dhe këtë logjikë, duhet të kuptohet edhe në Kuvend. Ekonomia nuk mund të prodhojë numra sipas dëshirës. Ekonomia është dhe pjesa e të hyrave varet nga niveli i zhvillimit ekonomik dhe ne po e dimë në çfarë gjendje është sektori privat”, ka thënë Krasniqi.

Në projeksionet buxhetore për 2021 nuk parashihet ndonjë mbyllje tjetër ekonomike shkaku i pandemisë Covid-19 dhe se vlerësimet janë që do të ketë rritje ekonomike prej 4 për qind.

Por Fondi Monetar Ndërkombëtar në raportin e fundit thotë se duhet pasur parasysh zhvillimin e pasigurt të pandemisë dhe se buxheti për 2021 duhet të përfshijë një alokim të përgjithshëm të rezervës për masat zbutëse që mund të vendosën në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, nëse është e nevojshme.

Megjithatë, Krasniqi ka thënë se në projektbuxhet kanë paraparë që të ketë një vazhdim të programit për rimëkëmbje.

“Do të kemi pjesë të fondeve 30 milionë euro për shkaqe shëndetësore dhe pjesa tjetër, varësisht nga rrethanat ekonomike dhe nevojave, do të shohim se cilat masa nga rimëkëmbja ekonomike do t’i financojmë. Është një fond diku 150-160 milionë, që do të jetë për programin shëndetësor”, ka deklaruar Krasniqi.

I pyetur nëse do të jetë në buxhet për 2021 projekti për autostradën e Dukagjinit, Krasniqi ka thënë se ende nuk janë dorëzuar projektet nga Ministria e linjës dhe se është përgjegjësi e saj të shohë cilin projekt e ka prioritet. Por, thotë se i kanë këshilluar që prioritet t’i kenë projektet ekzistuese.

Shkaku i pandemisë, rënia ekonomike në Kosovë është për 6.5 për qind. Ndërkohë, Banka Botërore ka paraparë një tkurrje të ekonomisë për 8.8 për qind. Por, për vitin e ardhshëm FMN-ja parasheh që të ketë një kthim të ekonomisë prej 4.5 deri në 6 për qind.

- Advertisement -

Më Shumë

Dënohen mbi 1 000 qytetarë, nuk respektuan Ligjin për Pandeminë

Policia e Kosovës për 24 orë ka shqiptuar 1073 tiketa në bazë të Ligjit për Pandeminë, COVID-19. Ndërkaq, Ligji për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë...

PDK-ja akuzon Haskukën: Po shpërfaqë humbje besimi dhe mungesë orientimi qeverisës

Partia Demokratike e Kosovës – Dega në Prizren, ka vazhduar me akuza ndaj kryetarit Mytaher Haskuka, duke thënë se çdo ditë e më shumë...

Çeku: Kemi mbi 15 mijë dokumente që po i shqyrtojmë rreth privatizimit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, ka deklaruar se intervistimi në Komisionin hetimor të privatizimit nuk është zgjedhje apo dëshirë. Sipas tij, në momentin...

Vetëm dje, 12 lindje në Prizren

Në Spitalin Rajonal të Prizrenit, gjatë ditës së djeshme kanë ardhur në jetë 12 fëmijë, raporton PrizrenPress. Teuta Gurgushka, udhëheqëse e Maternitetit, ka bërë të...

Zafir Berisha në Konferencë Ndërkombëtare flet për Siguri Kibernetike

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Zafir Berisha, i cili është caktuar nga Agim Veliu edhe në cilësinë e koordinatorit për siguri kibernetike, sot iu...

Si do ta ndryshojë Bideni politikën e jashtme?

“Nuk dua ta zmadhoj”, thotë Tony Arend, me një intensitet që rrezaton përmes maskës së tij. “Por e ardhmja e rendit global është në...

Nipat e Minës së Banit, e ikur nga Prizreni, kërkojnë farefisin

Nipat e Mina e Banit, një nënë e ikur në Turqi më 1953, me tre fëmijët e saj, pas masakrimit në afërsi të Prizrenit,...

Haskuka: Lajmi se në QKMF në Prizren po kryhen edhe testet serologjike edhe analizat është i pavërtetë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka reaguar ndaj raportimeve të mediave se në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë po...

Ndërpritet mësimi në shkollën e mesme në Dragash, një mësues pozitiv me COVID

Shkolla e mesme “Ruzhdi Berisha” në Dragash ka ndërprerë mësimin pasi që një mësues ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare...

Ky futbollist i Kosovës u ndëshkua me karton të kuq direkt pas përfundimit të ndeshjes

Benjamin Kololli është ndëshkuar me karton të kuq pas përfundimit të ndehjes nga gjyqtari izraelit, Roei Reinshreiber, shkruan Insporti.com. Kololli me të përfunduar ndeshja nga...

Në Trust vetëm 6 mijë punëtorë kontributdhënës janë më pak në pandemi

Nëse deri në nëntor hyn në fuqi Ligji për rimëkëmbje ekonomike që parasheh edhe tërheqjen e 10 përqind të kursimeve pensionale, Trusti siguron se...

Punime nga KEDS, nesër pa rrymë 8 deri 12 orë do të mbesin këto fshatra e lagje të Prizrenit

Kompania e shpërndarjes së rrymës, KEDS, ka njoftuar se për shkak të punimeve nesër do të ketë ndërprerje në disa lokalitete të vendit. Koha më...

Katër mësimdhënës të prekur me COVID-19 në gjimnazin e Dragashit, mësimi kalon në skenarin C

Komuna e Dragashit njofton se katër mësimdhënës dhe një nxënës të Gjimnazit “Ruzhdi Berisha” kanë rezultuar pozitiv në testet për coronavirus që ka bërë...

Lëndohet rëndë një punëtor në Prizren

Një punëtor është lënduar rëndë derisa ishte duke punuar në një shtëpi në Prizren. Dje rreth orës 08:40, një punëtor teksa ishte duke punuar në...

“Biseda të gjelbra” me nxënës të shkollave dhe përfaqësues të institucioneve në Prizren

EC Ma Ndryshe ka filluar ciklin e debateve “Green Talks – Biseda të gjelbra”, qëllimi i të cilave është nxitja e debatit për mjedis...

Bastisen dy lokale në Samadraxhë të Suharekës për organizim të skemave piramidale

Në fshatin Samadraxhë të Suharekës janë bastisur dy lokale nga policia për organizim të skemave piramidale, raporton PrizrenPress. Sipas raportit 24 orësh të policisë, në...

Lajmet e Fundit

Shtëpia e familjes Rada në Prizren, pjesë e regjistrit të Listës së Trashëgimisë Kulturore në Mbrojtje të përkohshme

Shtëpia e familjes Rada i është shtuar regjistrit të Listës së Trashëgimisë Kulturore dhe ka marr statusin e monumentit në mbrojtje të përkohshme, njofton...

Një vend i pastër, i ndriçuar mirë tregim nga Ernest Hemingway

Ishte vonë dhe në kafene nuk kish mbetur njeri përveç një plaku të ulur nën hijen e gjetheve të pemës që mbulonin ndriçimin elektrik....

Prokuroria Themelore në Prizren zgjedh prokuroren Arjana Shajkovci për anëtare të re të KPK-së

24 prokurorë të Prokurorisë Themelore në Prizren, me vota të fshehta, këtë të mërkurë kanë zgjedhur prokuroren e Departamentit të Krimeve të Rënda në...

Ngritet aktakuzë ndaj ish-kryeshefit të PTK-së, Shyqyri Haxha

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm–Njësia për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet Sh. H., ish-Kryeshef Ekzekutiv...

PDK-ja akuzon Haskukën: Po shpërfaqë humbje besimi dhe mungesë orientimi qeverisës

Partia Demokratike e Kosovës – Dega në Prizren, ka vazhduar me akuza ndaj kryetarit Mytaher Haskuka, duke thënë se çdo ditë e më shumë...