11.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Casillas emocionon tifozët e Realit: Do të kthehem një ditë

Portieri veteran, Iker Casillas, i emocionoi tifozët e Real Madridit teksa kujtoi ndeshjen e tij të fundit me fanellën e Los Blancos, duke e përcjellë një foto nga ajo ndeshje me mesazhin: “Një ditë, do të kthehem”.

Ish-portieri i Real Madridit, Iker Casillas, e kujtoi këtë të shtunë ndeshjen e tij të fundit me Real Madridin, para transferimit në Porto.

Me një fotografi të tij në ndeshjen kundër Getafes në vitin 2015, portieri legjendar e shkroi një mesazh për tifozët e klubit madrilen.

“Ndeshja e fundit në Madrid. Një ditë, do të kthehem”, shkroi spanjolli, transmeton GE.

Nga sezoni i tij debutues 1999/2000 e deri në sezonin e fundit në Santiago Bernabeu, 2014/15, Casillas i fitoi pesë tituj të La Ligës, dy të Kupës së Mbretit, katër të Superkupës së Spanjës, tre të Ligës së Kampionëve, dy të Superkupës së Evropës, 2 të Kupës Ndërkombëtare dhe 1 të Kupës së Botës për klube.

Më Shumë

Reshjet e borës e bëjnë me “bardhësi” Prevallën (VIDEO)

Pas reshjeve të shpeshta të shiut që kanë rënë këto ditë, kanë nisur edhe ato të borës. Lexues të Klankosova.tv kanë dërguar video nga Prevalla...

Moti sot: Me rrebeshe shiu dhe shkarkime rrufesh

Të enjten mbi Kosovë parashihet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell.   Sipas Meteo Kosova, gjatë orëve të para...

Lajmet e Fundit