19.5 C
Prizren
E shtunë, 11 Korrik, 2020

“Censuruesja” e re e filmave Corona – A do të shohim më puthje në ekran?

Si do të dukej filmi “Bashkë me erën”, nëse Clark Gable dhe Vivien Leigh, në rolet e Rhett Butler dhe Scarlett O’Hara, nuk do të afroheshin dot. A do të mund të bëhej një film klasik i historisë së kinemasë? Prej javësh, bota e filmit në Gjermani diskuton për shkak të masave të pandemisë, sesi të vazhdohet me xhirimin e filmave të ndërprerë. Xhirimet e filmave nuk u ndaluan me rregull në kohën e izolimit, por praktikisht, ato u bënë të pamundshme për shkak të rrezikut të infektimit.

Ka dallime mes një prodhimi në studio, ku distancat mbahen më lehtë dhe mund të bëhen ndryshime, dhe një prodhimi të madh me xhirime jashtë”, – thotë producenti i filmit Nico Hofmann, drejtues i UFA. “Aktualisht, ne po verifikojmë çdo prodhim filmi dhe po përcaktojmë rregullore individuale.”

Bildergalerie Richard Gere wird 70 | Eiskalte Leidenschaft  (picture-alliance/United Archives/Impress)

Pa afrimitet nuk bën

Aktrimi është trupor, shpesh me kontakt trupor, kjo nuk vlen vetëm për skena puthjeje apo në shtrat, por edhe inskenimi i një grindjeje, një trazire ku ka përleshje. „Do ishte për të ardhur keq, nëse në të ardhmen do të kishte më pak skena erotike. Por edhe në skena të tjera vlen: Ne paraqesim afrimitetin njerëzor. Pa të nuk bëhet”, thotë Sebastian Andrae, autor skenarësh dhe drejtues i Shoqatës së Skenaristëve.

Tani po kërkohen koncepte sigurie, si ato që paraqiti Bundesliga dhe që u miratuan. „Kemi mësuar shumë nga futbolli, situata është e krahasueshme me xhirimet. Ka ekipe para dhe pas kameras, për të cilët ka rregulla të ndryshme”, thotë producenti Hofmann. Nëse distanca në një skenë nuk mund të mbahet më shumë se një minutë, atëherë aktorët duhet të kalojnë në karantinë. „Për të gjitha rolet e tjera vlen, testim i rregullt i aktorëve.”

Në degën e filmit rregulla të tilla shihen si pa alternativë, nëse duhet të vazhdohet me produksionet e filmave. Një infektim në ekipin e xhirimit do të thotë në shumë raste fund për xhirimin. Por këto masa kanë koston e tyre. „Ne duhet të flasim edhe për kompensimin financiar dhe statusin e sigurimit shoqëror të aktorëve, që gjatë një xhirimi duhet të futen në karantinë, nuk shohin dot familjet e tyre dhe nuk kanë më role”, thotë aktori Hans-Werner Meyer, drejtues i BFFS, Shoqata Federale Gjermane e Aktrimit.

Por edhe rritja e masave në xhirim shton shpenzimet, thotë Nico Hofmann: “Matja e temperaturës, protokollimi i kontakteve, masat e higjienës. Koha e punës rritet kështu me 20%, e me këtë edhe kostoja e xhirimeve.”

Një projekt shtyn tjetrin

Situata e vështirë prek të gjitha palët në një filmim, jo vetëm aktorët. Nga teknika, casting deri të ofrimi i ushqimit. “Shumë kolegë ngushëllohen me shtyrjen e projekteve në kohë”, thotë Meyer. Shpesh ka vetëm ujdi pa detyrime, po jo kontrata, një mënyrë e njohur veprimi në degën e filmit. Por një kontratë të detyron për pagesa, një ujdi e thjeshtë jo. “Kush e mban të rezervuar një kohë të caktuar për punën, dhe nuk ka xhirime, ai nuk ka as të ardhura për këtë kohë, dhe duhet ose të kompensohet plotësisht ose të marrë fonde ndihme të krizës.”

Por çfarë ndodh, nëse një aktor sëmuret në xhirim apo bën pjesë në grupet e rrezikuara? Asnjë siguriacion nuk i mbulon ndalimet e xhirimeve për shkak të Coronës. Prandaj para tre javësh më shumë se 100 prodhues filmash në Gjermani i drejtuan një letër ministrit të Ekonomisë, Peter Altmeier për një fond kompensimi në rast ndërprerjeje të punës së xhirimeve.

Producenti Nico Hofmann thotë, se po diskutohet tani për një fond që prodhimet të jenë të siguruara dhe të mund të vazhdohen. “Kjo është për shumë producente të filmave ekzistenciale, por është e rëndësishme edhe për Gjermaninë si vend prodhues filmash.” Producentë nga jashtë ndërkohë po tërheqin me oferta të Completion Bond, një sigurim për prodhimin deri në fund të një filmi./DW

- Advertisement -

Më Shumë

Paralajmërimi i ‘zjarrtë’ i Taynës për këngën e re

Ndonëse i mungoi ndjekësve të saj, Tayna po kthehet me një projekt të ri muzikor. Ajo në Instagram ka hedhur një foto të shkëputur nga...

Gara për vaksinën

Çfarë po bëje në 10 janar 2020? Ishte e premte, kështu që ndoshta ke qenë duke bërë plane takimi me shokë. Ditët e normalitetit...

Prizreni zë vendin e parë për kurorëzime në Kosovë

Rreth 20 mijë persona janë kurorëzuar gjatë vitit 2019 në Kosovë. 95% e tyre kanë vendbanim të përhershëm Kosovën, ndërsa 5% e tyre jetojnë jashtë...

Shënohet rasti i parë i vdekjes nga pickimi i rriqrave në Malishevë

Një person i moshës 44-vjeçare ka ndërruar jetë mbrëmë si pasojë e infektimit nga pickimi i rriqrave. Lajmi u bë i ditur nga vet...

Policia e Kosovës rrethon Klinikën Infektive të QKUK-së

Forca të shtuara të Policisë së Kosovës kanë zbarkuar në mëngjesin e së dielës në Klinikën Infektive të QKUK’së. Ende nuk dihet arsyeja e pranisë...

LAJMI I FUNDIT: Që nga mesnata edhe katër të vdekur me COVID-19 në Kosovë

Edhe katër persona kanë vdekur në Qendrën Klinikë Universitare të Kosovës që ishin të infektuar me COVID-19. Burime të Express kanë thënë se të...

Pavarësisht pandemisë COVID-19, diaspora gjatë majit solli në Kosovë mbi 100 milionë euro

Pavarësisht pandemisë COVID-19, mërgata e Kosovës e ka thyer rekordin e dërgesave të parave në vendin tonë. Nga të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës...

Vdes një 83 vjeçare prej koronavirusit, viktima e tretë sot në Kosovë

Një 83 vjeçare nga komuna e Fushë Kosovës ka ndërruar jetë sot pasi është prekur nga virusi Covid-19. Kjo është vdekja e tretë e...

Spitali i Prizrenit po trajton 18 pacientë me COVID-19

Në Spitalin Rajonal në Prizren janë hospitalizuar 44 pacientë, 18 prej të cilëve janë me COVID-19, kurse 26 të tjerë me simptoma, duke i...

Shqipëria rekomandohet për turizëm: Magjia e qyteteve dhe fshatrave shqiptare

Nëse jeni duke kërkuar për foto mahnitëse dhe një ambient të shkëlqyer, shihni qytetet dhe fshatrat me pamje magjike të Shqipërisë, shkruan Iuliana Marchian...

“Vonesat e pagesave nga Pakoja Emergjente, shumë biznese janë në mëshirën e fatit”

Ndonëse Kosova ka shkallën më të ulët të borxhit publik, krahasuar me vendet e rajonit, rritja mund të bëhet pa asnjë problem. Kryetari i Odës...

Për dy ditë, 15 lindje në Prizren

Në repartin e gjinekologjisë të Spitalit të Prizrenit, për dy ditët e fundit kanë ardhur në jetë 15 fëmijë, transmeton PrizrenPress. Teuta Gurgushka, udhëheqëse e...

Juventus hedh sytë nga bomberi i Premierligës

Klubi i Juventusit ka disa kohë që flitet se do të afrojë një sulmues në merkaton e verës. Emra si Cavani, Dzeko apo dhe...

Çekiçi shënon golin e 10-të në Slloveni

Endri Çekiçi, sulmuesi i Kombëtares, ka gjetur golin në sfidën e sotme që skuadra e tij, Olimpija Ljubjana, ka luajtur në transfertën delikate me...

Nga sherri Messi-Abidal te gjobat e Dembeles, 11 problemet që e shkatërruan Barcelonën në sezonin 2019/2020

Kur nisi sezoni 2019/2020 askush nuk e mendonte që gjërat do të shkonin kaq keq për Barcelonën. Katalanasit po dështojnë në La Liga me Realin...

Prizren: Burri dhe vjehrri e bëjnë gruan për spital

Gjatë ditës së djeshme në Prizren është raportuar një rast i dhunës në familje, transmrton PrizrenPress. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të...

Lajmet e Fundit

Në Prizren 29 gjoba të shqiptuara ndaj bizneseve të gastronomisë

Zyrtari nga Komuna e Prizrenit, Islam Thaçi për RTV Dukagjinin ka thënë se si pasojë e mosrespektimit të masave nga objektet afariste të gastronomisë...

Prizreni me 16 raste të reja me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se të premten në Komunën e Prizrenit janë konfirmuar 16 raste të reja...

Haxhi Avdyli ofshanë: Ah ku je katandis LDK’ja ime

Deputeti i LDK’së Haxhi Avdyli ka reaguar pas përplasjes së në Kuvend të dy anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Debati sonte në Kuvend...

Flet Xhavit Ukaj, deputeti që iu vërsul Osmanit, tregon arsyen e veprimit të tij

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhavit Ukaj, ka folur për Express lidhur me incidentin që ndodhi në...

Deputeti i LDK-së Xhavit Ukaj, i vërsulet Vjosa Osmanit

Deputeti i LDK-së, Xhavit Ukaj i është vërsulur kryetares së kuvendit, Vjosa Osmanit. Menjëherë pas veprimit të tij është ndërprerë senaca e Kuvendit të Kosovës. “Ndërpritet...