14.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Çështja e 170 eurove – Ministrja Bajrami jep detajet më të fundit

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka thënë se kanë shkuar shumë vërejtje në adresë të këtij institucioni për mos implementim të masave të pakos emergjente.

Sipas saj, pa rishikim të buxhetit, s’mund të ketë ekzekutim të pagesave. “Me lejoni të ju njoftoj se Ministria e Financave ka gjetë burime financiare për implementim të të gjitha masave të pakos paraprake dhe për masat e reja për rimëkëmbje ekonomike, por këto mjete financiare mund të shpenzohen vetëm pasi të kalojë rishikimi i Buxhetit”.

Ky është sqarimi i saj i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Kanë ardhur shumë vërejtje në adresë të Ministrisë së Financave për mos implementim të masave të pakos emergjente.

Dua të ju bëj me dije disa gjëra.

E para; sipas rregullores së re të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ministria e Financave është përgjegjëse për sigurimin e buxhetit për implementim të plotë të pakos emergjente dhe ekzekutim të pagesave përmes Thesarit sipas kërkesave që bëjnë ministritë e linjës.

Me lejoni të ju njoftoj se Ministria e Financave ka gjetë burime financiare për implementim të të gjitha masave të pakos paraprake dhe për masat e reja për rimëkëmbje ekonomike, por këto mjete financiare mund të shpenzohen vetëm pasi të kalojë rishikimi i Buxhetit.

E dyta; sipas rregullores së re të Qeverisë së Republikës së Kosovës Ministria e Financave nuk është përgjegjëse për aprovim të aplikacioneve/kërkesave. Për aprovim të aplikacioneve për të gjitha masat që kanë të bëjnë me masat për sektorin privat janë komisioni ndërinstitucional, i cili e ka përfunduar punën e tij në plotëni, është përgjegjëse Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit për aprovim final të listave dhe te Ministria e Financave thjeshtë vjen kërkesa për ekzekutim e cila Thesarit i merr vetëm disa orë për ekzekutim.

Ndërsa për masën numër 15 përgjegjëse është Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Ministria e Financave vetëm ekzekuton pagesat.Kështu për momentin implementimi i masave është peng i votimit të rishikimit të Ligjit të Buxhetit në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ndërsa në momentin kur kalon rishikimi i Buxhetit në Kuvend, përgjegjësia është të Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit për masat në mbeshtetje të sektorit privat dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale për masën numër 15.

Ju faleminderit!

Më Shumë

Paraburgim për dy të dyshuarit për dhunimin e të miturës nga Prizreni

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit ndaj dy të dyshuarve për dhunimin e një vajze të mitur. Të dyshuarit thuhet se janë...

Hovenier për masakrën e Krushës: NATO reagoi për të ndaluar gjakderdhjen

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka thënë se inaugurimi i Muzeut të Masakrës së Krushës së Madhe të Rahovecit, i dokumenton këtë ngjarje...

Dhimbja

Lajmet e Fundit