7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Champions League: Jo vetëm Barcelona e Bayerni, sot sytë edhe nga Drita

Manchester City dhe Lyon u kualifikuan në çerekfinalet e Champions League, ndërkohë që ditën e sotme do të zhvillohen edhe dy përballje të tjera që do të tërheqin vëmendjen e tifozëve anembanë botës prej orës 21:00.

Në Katalonjë Barcelona ka në dorë kualifikimin, që e arrin duke mundur skuadrën e Napolit. Takimi i parë në Itali, para pandemisë, është mbyllur në barazim 1-1. Spanjollët duan t’i shkojnë deri në fund këtij kompeticioni, pas dështimit për të fituar La Liga.

Champions zbarkon edhe në Gjermani sonte. Bayern Munich përballet me londinezët e Chelsea dhe kalimi në turin tjetër duket një formalitet. Bavarezët e kanë fituar ndeshjen e parë 3-0 në “Stamford Bridge” dhe shumëkush e shikon si shëtitje këtë ndeshje, por në Champions rrallë ka sfida të tillë.

SHQIPTARËT NË CHAMPIONS – Drita, kampione e Dardanisë, nis pasditen e sotme aventurën në Champions League, sigurisht në raundin paraeliminator. Skuadra nga Gjilani ka zbarkuar që dje në Nion të Zvicrës dhe prej orës 18:00 përballet me kampionët e Andorra, Inter Escalade.

Kjo është përballja gjysmëfinale dhe nëse Drita e kalon, atëherë në finalen për të kaluar në raundin e parë eliminator do të përballet me fituesin e çiftit Tre Fiori-Linfield. /abcnews.al

Më Shumë

Liria në shtëpi pret Dukagjinin

Në Prizren, Liria tashmë e dorëzuar e pret Dukagjinin e Klinës që synon fitore pas barazimit në xhiron e kaluar me Llapin. Vendasit nuk e...

Totaj pret U.D. të Kryeshefit Ekzekutiv të ASK’së, diskutojnë për procesin e regjistrimit të popullsisë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj priti sot U.D. të Kryeshefit Ekzekutiv të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati. Siç bëhet e...

Lajmet e Fundit