10.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Chiellini: Bota jonë është e artë, koronavirusin do ta tejkalojmë së bashku

Kapiteni i Juventusit, Giorgio Chiellini, e ka pranuar se bota e futbolli e humb nganjëherë shkëputet nga realiteti, por këmbëngul se sfida e pandemisë koronavirus e bashkon botën.

Futbolli në gjithë Evropën është ndalur dhe nuk është më në fokusin kryesor, pasi kontinenti është duke u përballur me një kohë të vështirë në luftë për ta ndalur përhapjen e Covid-19, transmeton Gazeta Express.

Chiellini ka nënvizuar se askush nuk duhet ta harrojë punën e madhe që doktorët dhe infermierët po e bëjnë dhe ka kërkuar që ata të ndihmohen duke qëndruara në shtëpi.

“Bota jonë është e artë dhe nganjëherë shkëputemi nga realiteti. Tani unë jam vetëizoluar dhe mezi pres të kaloj kohë me vajzat e mia”, tha Chiellini për Webathon.it.

“Ne jemi të ngujuar në shtëpi dhe përpiqemi t’ua lehtësojmë punën shumë njerëzve pa harruar ta ndihmojmë sistemin mjekësor i cili po përjeton momente të vështira dhe ka nevojë për ne. Kjo është një sfidë që duhet ta tejkalojmë së bashku, tani nuk ka besnikëri për një ekip apo tjetër”, shtoi ai.

Më Shumë

Liberalizimi i vizave, Kurti: Më shumë qytetarë po kthehen në Kosovë sesa që largohen

Kryeministri i Kosovës, njëherit edhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LV-së ka thënë se prejse ka...

Si u vra para syve të gruas e vajzës? – Zbulohen detaje tronditëse të vrasjes së Beqir Morinës në Prizren

Beqir Morina u vra në mënyrë mizore me dhjetë plumba në kokë para syve të bashkëshortes dhe vajzës së tij 8-vjeçare. Aktakuza e Prokurorisë Themelore...

Lajmet e Fundit