8.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Çka pritet të ndodhë sot në Prizren

Ngjarjet e datës 30 shtator 2020.

Instituti Demokraci për Zhvillim organizon ceremoninë e nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit për procesin zgjedhor. (Hotel ‘Swiss Diamond’ Prishtinë, ora 10:00)

Mbahet dita e dytë e “Samitit për Antigjipsizëm” do të organizohet dita e dytë e debatit me temën: “Roli dhe ndikimi i gruas në adresimin e Antigjipsimit”. (Hotel “Sirius” Prishtinë, ora 10:00)

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, viziton Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren. (Ora 10:00)

Kryesuesi i Komisionit hetimor parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë, Hajrulla Çeku mban konferencë për medie. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione takohet me përfaqësuesit e Komisionit qeveritar për njohjen e statusit të ish të dënuarve dhe ish të përndjekurve politikë. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00)

Personeli mbështetës në QKUK dhe SHSKUK mban protestë për shkak të mos marrjes së shtesës 300 euro në paga. (Para SHSKUK-së, ora 10:00)

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) publikon raportin “Indeksi Kosovar i Reziliencës – Ekstremizmi i Dhunshëm në Kosovë: Çfarë mund të mësojmë nga rezilienca në komunitet?” (‘Swiss Diamond’ Prishtinë, ora 10:00)

Drejtori i ATK-së Ilir Murtezaj, dhe kryetari i OEK-ut Berat Rukiqi, vizitojnë “Prishtina Mall”. (Zona Industriale Prishtinë-Lipjan, te Rrethi i QMI-së, ora 10:00)

Shënohet “Dita Evropiane e Gjuhëve”, organizuar nga Aleanca Franceze e Prishtinës, PLAY Internacional dhe Eunic Cluster Prishtina. (Stadiumi i futbollit “Rilindja” pranë parkut ‘Taukbahçe’ Prishtinë, ora 10:00)

Kuvendi Komunal i Prizrenit mban mbledhjen e katërt të rregullt për 2020. (Salla mbledhjeve e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, te “Shtëpia e Bardhë”, ora 10:00)

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, viziton Qendrën Rajonale të Shëndetësisë Publike në Prizren. (Ora 10:30)

Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyrat e LV-së Arbëri, ora 11:00)

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi viziton Komunën e Drenasit. (Ambientet e Kuvendi Komunal Drenas, ora 11:00)

Komisioni për Ekonomi shqyrton në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për financimin e subjekteve politike, si dhe Ligjin për zgjedhje të përgjithshme në Kosovë. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 11:00)

Drejtori i ATK-së Ilir Murtezaj dhe kryetari i OEK-ut Berat Rukiqi vizitojnë kompaninë “Ciao Berto”. (Magjistralja Prishtinë-Mitrovicë, ora 11:30)

Drejtori i ATK-së Ilir Murtezaj dhe kryetari i OEK-ut Berat Rukiqi vizitojnë kompaninë “Lesna”. (Rruga “Lidhja e Pejës” Prishtinë, ora 13:00)

Komisioni për Buxhet dhe Transfere shqyrton raportin vjetor të BQK-së për 2019. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 13:00)

Komisioni për Integrim Evropian shqyrton Programin kombëtar për zbatimin e MSA. Merr pjesë edhe zëvendëskryeministri Driton Selmanaj. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 13:30)

Partia Socialdemokrate mban një aktivitet afër bankës “Pro Credit Bank”. (Përballë Rektoratit të UP-së Prishtinë, ora 13:30)

Më Shumë

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuzat për krime lufte

Gjykata Themelore e Prishtinës e ka liruar Sylejman Selimin, ish-komandantin e UÇK-së nga akuza për veprën “krime lufte”. Ky vendim, është marrë gjatë seancës së...

Vdes në QKUK personi që u aksidentua javën e kaluar në Prizren

Ka vdekur në QKUK personi i cili u aksidentua gjashtë ditë më herët në Prizren. Policia ka bërë të ditur se viktima ishte duke u...

Lajmet e Fundit