16.9 C
Prizren
E premte, 7 Gusht, 2020

Conte: Do ta lë Interin nëse ata s’janë të kënaqur

Trajneri i Interit, Antonio Conte, thotë se ai nuk do të hezitojë të largohet nga klubi nëse personat brenda në klub nuk janë të kënaqur me të, edhe italiani e theksoi se ai mbetet i përkushtuar në detyrën e tij me zikaltrit.

Antonio Conte iu bashkua Interit në fillim të sezonit, megjithatë mediumet italiane tani raportojnë se ish-trajneri i Chelseat dhe Juventusit mund të largohet në fund të sezonit 2019/20.

Dyshimet për të ardhmen e tij janë shtuar tani që Interi s’po shfaq formë të mirë që nga rinisja e sezonit në qershor, pas ndërprerjes së të gjitha aktiviteteve sportive në mars shkaku i përhapjes së koronavirusit.

Interi e kaloi Lazion dhe tani radhitet në pozitën e dytë në tabelë, me tetë pikë prapa liderit Juventusit, tani që kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje deri në fund. Por, pas fitores të së hënës, Conte u pyet për të ardhmen e tij,

“Unë u ftova në Inter për një projekt trevjeçar, për ta kthyer klubin aty ku e meriton të jetë. Natyrisht që për këtë duhet kohë. Unë erdha këtu me shumë entuziazëm. Kam besim”, ka thënë Conte.

“E nisa një projekt trevjeçar dhe kontrata imë vlen tre vjet. Pas kësaj, nëse duam të ma vazhdojnë kontratën… unë jam i lumtur, e di që kemi rrugë të gjatë për të bërë, por unë nuk dua të qëndroj më shumë sesa që duhet”.

“Nëse të gjithë janë të lumtur me punën që po e bëj, dhe mendoj se kështu është tani nga ajo që ma kanë thënë, atëherë nuk e shoh pse do të duhej të mos vazhdojmë tutje së bashku”.

“Nëse ata s’janë të lumtur me punën që po e bëj, atëherë nuk do të hezitoj të tërhiqem”.

- Advertisement -

Më Shumë

Jones siguron veshët para meçit kundër Tysonit

Roy Jones Jr raportohet se i ka siguruar veshët e tij para meçit të shumëpritur kundër Mike Tysonit në shtator, shkaku i shqetësimeve se...

Zëvendësministri i Financave tregon se kur do të ekzekutohen pagat prej 170 euro

Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, ka treguar se kur do të ndahen paratë e pakos emergjente. Ai u shpreh se kjo procedurë mund të nis...

Dragash: Kryeministri Hoti premton mbështetje për prodhuesit

Gjatë një vizite nëpër bizneset e komunës së Dragashit, kryeministri Avdullah Hoti the se qeveria e tij është e përkushtuar që t’i mbështesë prodhuesit...

Ish-inspektori i ndërtimit në Prizren deklarohet i pafajshëm për keqpërdorim detyre

Në shqyrtimin fillestar të mbajtur të mërkurën, në Gjykatën Themelore në Prizren, ish-inspektori i ndërtimit në Komunën e Prizrenit, Nexhmedin Musliu, nuk e ka...

Ja vendbanimet e personave të infektuar me COVID-19 në Prizren

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar të premten, se në 24 orët e fundit në komunën e Prizrenit kanë rezultuar 20 persona...

Haskuka: Situata me menaxhimin e pandemisë ka dalë jashtë kontrollit

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka reaguar lidhur më situatën aktuale të menaxhimit të pandemisë. Ai ka thënë se situata ka dalë  jashtë kontrollit dhe...

Barcelona s’do ta nënshkruajë Neymarin

Skuadra e Barcelonës nuk do të jetë në gjendje të nënshkruajë kontratë me futbollistin Lautaro Martinez nga Interi apo me Neymar nga Paris Saint-Germain. Kështu...

Me 8 000 vetura e me 50 autobusë, 30 mijë shtetas të Kosovës në fundjavë në Shqipëri

Gjatë fundjavës rreth 30 mijë qytetarë të Kosovës zgjodhën ta vizitojnë bregdetin e Shqipërisë. Atje të gjithë këta vajtën me 8 000 vetura dhe...

Reuters sjell pamje nga Meka, si u krye Haxhi në distancë

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reutres ka publikuar pamje nga qyteti i Mekës, ku besimtarët myslimanë shkojnë ta kryejnë Haxhin, që është një nga obligimet...

Në drejtim të detit, fluks i lartë lëvizjesh në Morinë, mungon kontrolli mjeksor

Edhe sot, ditë e dielë, në doganën e Morinit në orët e mëngjesit ka patur fluks të ngjeshur të lëvizjes.  Efektivët e Pikës së Kalimit...

Arrestohet i dyshuari për tentim vrasje në Malishevë

Është arrestuar i dyshuari për tentim vrasje në Malishevë. Policia njofton se pas intervistimit i arrestuari është liruar. “Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull...

Isa Mustafa mposht koronavirusin – rezulton negativ

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka arritur që ta mposht koronavirusin. Këtë ai e ka bërë tëë ditur përmes një njoftimi në...

“Hardh Fest”, me rockerin anglez Robert Plant, synon ta sfidojë pandeminë

Kantautori anglez Robert Plant, i cili në vitin 2011 ishte radhitur si lideri më i mirë nga revista e amerikane “Rolling Stone”, ka mundësi...

Në Prizren konfirmohet vetëm një rast i ri me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se sot janë regjistruar edhe 226 raste të reja me COVID-19 në Kosovë....

Shënohet 75-vjetori i sulmit të parë atomik në botë, Hiroshimë

Të mbijetuarit e bombës së parë atomike janë mbledhur sot për të përkujtuar 75-vjetorin e kësaj ngjarjeje, sulmin në Hiroshimë. Të mbijetuarit i kanë...

Ujëvara e Sotirës një kryevepër natyrore

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit i Shqipërisë, Blendi Klosi solli së fundi pamje fantastike të Ujëvarës së Sotirës dhe bukuritë natyrore që ka parku i...

Lajmet e Fundit

Hoti: Qeveria do ta mbështesë Telekomin

Kryeministri Avdullah Hoti thotë se Qeveria do ta mbështesë Telekomin dhe është duke u bërë plani për rimëkëmbjen e tij. Nga shtëpia, kryeministri Hoti njofton...

Portreti i mikut, Bekim Fehmiu

Nga Ali Podrimja Shkrim antologjik mbi Bekim Fehmiun. Shkrimi gjendet në monografinë “BEKIM FEHMIU-Odiseu i Kosovës” (2015). (“TEMA”,10.10.2008) Shpesh kam menduar si të shkruaj për Bekim Fehmiun....

Sulmohet fizikisht tekniku mjekësor i Spitalit të Prizrenit

Është sulmuar fizikisht një teknik mjekësor i Spitalit të Prizrenit. Rrahja ka ndodhur dje. Rasti është raportuar nga Policia e Kosovës. Burimet e “PrizrenPress”-it bëjnë të ditur...

Rrahje në Korishë të Prizrenit

Dy persona janë përfshirë në një rrahje në fshatin Korishë të Prizrenit. Njëri prej tyre është i mitur. Policia njofton se gjatë rrahjes është përdorë edhe...

Vdes vëllai kryetarit të Suharekës

Pas një sëmundje të gjatë ka ndërruar jetw vëllai i kryetarit të komunës së Suharekës Bali Muharremaj. Ai ka thënë se përpjekja më e madhe...