12.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Contes po i luhatet vendi i punës te Interi, dy emra të mëdhenj në listë për stolin e zikaltërve

Antonio Conte mund të largohet nga Interi vetëm pas një viti qëndrim në stolin e zikaltërve.

E gjitha kjo pas deklaratave të tij të fundit pas ndeshjes ndaj Atalantës ku Interi triumfoi në udhëtim 0-2.

Trajneri italian përgëzoi skuadrën e tij që ka bërë një kampionat të madh duke e mbyllur me 82 pikë, vetëm një më pak se kampioni Juventusi.

Conte deklaroi se klubi ka qenë i sulmuar nga të gjitha anët, por asnjë nga zyrtarët nuk e kanë mbrojtur dhe kjo i ka penguar atij.

Falë atyre deklaratave, Conte tregoi se marrëdhënia e tij me drejtuesit e klubit nuk është aspak e mirë dhe në Itali tani kanë filluar të shkruajnë për largimin e tij nga Interi.

Mediat italiane kanë raportuar se drejtuesit e klubit zikaltër tanimë janë duke menduar ta largojnë Conten dhe kanë dy emra në listë.

Fjala është për dy emra të mëdhenj si ai i Massimiliano Allegrit dhe Mauricio Pochettinos.

Të dy trajnerët janë momentalisht të lirë dhe nuk janë angazhuar që nga largimi nga Juventus respektivisht Tottenham Hotspur.

Gjatë ditëve në vijim mbetet të shihet nëse raportet Conte-Inter do të rregullohen, ndërsa nëse nuk ndodh një gjë e tillë atëherë trajneri italian vetëm po i numëron ditët si numri një i bankës së Interit.

Më Shumë

Mbi 2 mijë patentë shofer të konfiskuar për tre muaj: Mbi 5 mijë shoferëve u janë vendosur pikët negative

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit 2024, 2mijë e 223 shoferëve u është konfiskuar patentë shoferi. Derisa...

Intervenohet për ndalimin e rrjedhjes së ujit në lokacionin arkeologjik në Sheshin e Lidhjes së Prizrenit

Një problem i vazhdueshëm me rrjedhjen e ujit në lokalitetin arkeologjik në Sheshin e Lidhjes së Prizrenit ka shqetësuar autoritetet që nga fundi i...

Lajmet e Fundit