8.8 C
Prizren
E martë, 19 Mars, 2024

Covid 19/ Britania në gjendje alarmi, urdhëron spitalet të sigurojnë shtretër shtesë

Spitalet në Britani janë njoftuar të sigurojnë shtretër shtesë pasi një valë e dytë nga pandemia e Covid 19 pritet të vijë së shpejti, paralajmëron NHS.

Britania njofton se rritjet e infeksioneve do të vazhdojnë dhe është e nevojshme që spitalet të jenë të përgatitur, por edhe të krijohen njësi izolimi në të cilat pacientët Covid-19 mund të shërohen, duke liruar hapësirë në pavijone për ata që kanë më shumë kujdes.

Rreth 10 milion Britanikë priten tu nënshtrohen rregullave të reja të izolimit të njoftuar nga qeveria, por edhe qytete si Liverpool pas disa ditëve do tu nënshtrohet masave të njëjta.

Baronesha Harding, kreu i Testimit dhe Gjurmimit në NHS , tha se rreth 1 milion persona po aplikojnë për 230 000 teste që janë në dispozicion.

Matt Hancock, Sekretari i Shëndetësisë, po planifikon të miratojë një sistem kombëtar “semafor” për të vendosur bllokim e rajoneve që shohin shtim të theksuar të rasteve me Covid 19.

Në 24 orët e kaluara në Britani janë konfirmuar 3395 persona të infektuar dhe 21 viktima ndërsa në Anglinë veriore shihet një rritje e madhe e rasteve pozitiv me koronavirus.

Më Shumë

Çeku: Teatri i Prizrenit, po bëhet

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka njoftuar se Teatri i Qytetit të Prizrenit po kalon një fazë të rëndësishme të renovimit. "Pas...

Një grua dyshohet se u dhunua seksualisht në Malishevë, arrestohet i dyshuari

Një person (femër), dyshohet se është dhunuar seksualisht nga një i dyshuar i cili është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Rasti raportohet të ketë ndodhur...

Lajmet e Fundit