14.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

COVID-19, mbi 1 200 persona në Prizren rrezikojnë të mbesin pa punë

Pas përhapjes së COVID-19 numri i atyre që kanë vizituar qytetin historik të Prizrenin ka rënë dukshëm.

Ekonomia e këtij qytetit varet kryesisht nga zhvillimi i turizmit dhe hotelerisë, ku të punësuar janë mbi 1 200 persona, e që rrezikojnë të humbin vendet e tyre të punës.

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka në një intervistë për Ekonomia Online ka treguar se pandemia përveç në turizëm ka ndikuar edhe në blegtori, ku mbi 16 mijë qengja u kanë mbetur kultivuesve të tyre pa shitur.

Vështirësi kanë pasur edhe ata që janë marrë me shitje e peshqve ka sqaruar ai.

“Prizreni është qytet i cili varet shumë prej turizmit dhe hotelerisë ku në këtë sektorë sipas statistikave tona janë të punësuar mbi 1 200 persona dhe ky sektorë ka pasur goditjen më të madhe, por në të njëjtën kohë nuk kemi edhe vizitorë”.

“Efekti ekonomik është shumë negativ sidomos në sektorin e turizmit pos kësaj edhe në blegtori, blegtorët kanë pasur probleme me shitjen e kingjave janë diku rreth 16 mijë kingja sivjet të cilët nuk kanë mundur të gjejnë treg për shkak se restorante janë të mbyllura dhe është ulë konsumi i mishit të kingjit”.

“…njëjtë është edhe me prodhimin e peshqve sidomos në Vërmicë por edhe në fshatrat e Zhupës poashtu edhe tregtia si dhe bizneset e vogla me një të punësuar”.

Hasakuka ka paralajmëruar marrjen e disa masave për tu dal në ndihmë bizneseve, raporton EO.

“Të gjitha këto jemi duke i analizuar dhe kemi pasur shumë takime me grupe të bizneseve pak janë gjërat që ne mund të bëjmë më shumë në aspektin e infrastrukturës dhe në aspektin e lehtësimit të disa obligimeve të cilat ata i kanë”.

“Në mbledhjen e asamblesë komunale do të kalojmë një vendim ku bizneset nuk do të paguajnë taksat komunale, do të heqim edhe taksën për shfrytëzimin e hapësirave publike si dhe do ta heqim edhe qiratë komunale për kohën kur ata nuk kanë funksionuar”.

Më Shumë

Pse e ndërpreva seksin për një vit!

“Në mars të vitit 2018, ndalova seksin. Vendosa që për një vit të mos bëj seks apo ndonjë gjë që lidhet me të.” Francisco...

Trepça fiton ndaj Prishtinës në gjysmëfinalen e parë

Trepça ka fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 87:81 (22:19, 21:20, 21:16, 23:26) Kevin Capers kishte 13 pikë, 4 kërcime e...

Lajmet e Fundit