10.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

COVID-19, nuk i frikëson prizrenasit

Pak centimetra po i ndajnë nga njëri-tjetri. Këta prizrenas këtë të shtunë po sfidojnë rrezikun e përhapjes së COVID-19, për të blerë simite.

Ndonëse janë me dhjetëra, maskat e dorëzat po iu duken të panevojshme.

E madje dikush nuk po beson se virusi korona nuk ekziston.

Por se COVID-19 vazhdon të paraqesë rrezik për shëndetin e njerëzve, u vërtetua vetëm pak metra tutje nga kjo furrë.

Virusi korona depërtoi edhe në Policinë e Kosovës.

E veç tyre, pritet të testohen edhe 70 pjesëtarë të tjerë të policisë, për të kuptuar nëse virusi është përhapur edhe te ta.

Gjithçka filloi me një pjesëtar të Policisë.

E veç tyre raste pozitive pati edhe në fabrikën ku ditë më parë u konfirmua rasti i parë.

Pas konfirmimit të këtyre rasteve, pritet të dalin rezultatet e 120 qytetarëve të Prizrenit të cilët i janë nënshtruar testimit për COVID-19, e që paraqet testimin më të madh deri sot në komunën e Prizrenit./Express

Më Shumë

Proton Cable Prizreni nikoqir i Golden Eagle Yllit

Sot zhvillohen dy përballje interesante në Superligën e Basketbollit kosovar. Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 27-të të PrinceCaffe Superligës. Proton Cable Prizreni do të...

Me 31 vota për e 4 kundër, kalon raporti për Kosovën në Komisionin e KiE-së

Kosova ka marrë dritën jeshile në kërkesën për anëtarësim në Këshillin e Evropës.   Kështu ka bërë të ditur faqja zyrtare e Komisionit për Çështje Politike...

Dhimbja

Lajmet e Fundit