6.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Çudisin mjekët indianë: Qeset e plastikës mund të përdoren në mungesë të maskave

Qeset e plastikës me vrima mund të përdoren si maska mbrojtëse dhe mund të jenë një alternativë e mirë për mjekët, kur ballafaqohen me mungesë të pajisjeve duke luftuar në vijën e parë të frontit me COVID-19.

Mjekët në Indi që kishin bërë një veprim të tillë, thonë se kanë mundur të marrin frymë lirshëm derisa kanë kryer punën.

Ata madje thonë se nuk u avullohen syzet siç u ka ndodhur shumë mjekëve nëpër botë, në kohën kur janë detyruar të bartin rrobat mbrojtëse për më shumë se 16 orë.

Edhe pse mund të tingëllojë si një sugjerim komik, ata theksojnë se në kohën kur bota po ballafaqohet me COVID-19 dhe mungesë të pajisjeve adekuate mbrojtëse, kjo alternativë është e duhura. Në Indi disa mjekë kanë përdorur edhe pallto kundër shiut dhe helmeta të motoçiklistëve, si pajisje mbrojtëse gjatë pandemisë së COVID-19.

Më Shumë

Qethja e deleve në familjen e dëshmorit të UÇK-së, Pal Paluca (Foto)

Zyrtarët e Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural nw Prizren  kanë asistuar në qethjen e deleve në familjen e dëshmorit të UÇK-së, Pal...

Pse e sulmoi Irani Izraelin?

Ben Blushi Sulmi i Iranit kundër Izraelit do të mbahet mend si një ngjarje në të cilën ai që sulmon ka më shumë frikë se...

Lajmet e Fundit