7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Daçiq përsëri në Kosovë

Dacic-mitroviceKa arritur në orën 12:30 kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic në pjesën veriore të Mitrovicës ku është pritur nga mijëra banorë serb të tubuar në sheshin kryesor të Veriut të Mitrovicës.

Daçiq është duke marrë pjesë në sheshin e quajtur “Shumadia”, ku është duke u mbajtur edhe tubimi elektoral Listës Serbe, subjekt ky i cili ka mbështetje të plotë nga Qeveria e Serbisë.

Kryeministri serb është duke qëndruar në veri tw Mitrovicws me Ministrin pa Portofol Aleksandar Vulin si dhe Ministren Zoran Mihajlovic.

Kjo e fundit ka apeluar qytetarët e pjesës veriore që të dalin në zgjedhje.

“Nuk na duhet bojkoti. Ata që bëjnë thirrje për bojkot, janë kundër shpresës. Duhet të dilni në zgjedhje sepse kjo është e vetmja mënyrë t’i ruajmë vendet e punës”, ka thënë Ministrja Mihajlovic në tubimin në Mitrovicën e Veriut, transmeton Indeksonline.

Mediat serbe bëjnë të ditur se, forca të mëdha të sigurisë janë duke e vëzhguar situatën. Në mesin e tyre ka pjesëtar të Policisë së Kosovës, EULEX’it si dhe KFOR’it.

Në vend të ngjarjes shihen edhe autobusë dhe makina me targa të qyteteve të ndryshme të Kosovës dhe Serbisë, gjë që tregon se një pjesë e madhe e pjesëmarrësve në këtë tubim, nuk janë nga Veriu i Mitrovicës.

Më Shumë

Malishevë: Arrestohet një person për sulm seksual

Një person është arrestuar nga policia në Malishevë. Ai dyshohet se e ka sulmuar seksualisht një femër. Rasti është raportuar të mërkuren, më 17 prill rreth...

Policia në Prizren mbajti ligjëratë në shkolla mbi temën “Dhuna në Familje”

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë në Bashkësi dhe Parandalim-DPP/Prishtinë, zbatuan Strategjinë e Inteligjencës dhe Policisë në Bashkësi. Në...

Lajmet e Fundit