10.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Datëlindja e 75-të e Ukshin Hotit, i biri Andini me dedikim prekës

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike Andin Hoti, ka ndarë një dedikim urimi për babain e tij të zhdukur, veprimtarin e shquar Ukshin Hoti.

I biri i tij Andini thotë se ai sot gëzon ditëlindjen ndërsa ka ndarë dhe një fotografi teksa gjendet pranë një përmendoreje të Ukshin Hotit, njofton Klan Kosova.

”Gëzuar ditëlindjen Ukshin Hoti! Ti do t’kesh vetëm datëlindje përjetësisht!”, është shprehur i biri i tij Andini.

Po të ishte në mesin e familjarëve, veprimtari i njohur Ukshin Hoti do të gëzonte datëlindjen e 75-të.

Historia e zhdukjes së Ukshin Hotit mbetet e mistershme. Njeriu që punoi shumë për filozofinë e çlirimit të Kosovës, i përndjekur vazhdimisht nga forcat jugosllave, prej majit të vitit 1999, ka humbur gjurmët.

Më Shumë

Promovohet libri “Fotografitë që pavdekësuan Prizrenin”

Libri " Fotografitë që pavdekësuan Prizrenin" i autorit Salajdin Krasniqi u promovua mbrëmë në Prizren . Libri është vlerësuar lartë. Redaktori Dr. Nexhat Çoçaj tha se...

Hysni Temaj, luftëtari i lirisë që ia kthehu krenarin kombit

25 vjet nga rënia e dëshmorit Hysni Sylë Temaj Hysni Sylë Temaj, u lind më 15.11.1976 në fshatin Kushnin të Hasit, që shtrihet rrëzë maleve...

Lajmet e Fundit