-6.1 C
Prizren
E diel, 17 Janar, 2021

Dëgjohen gjashtë dëshmitarë në gjykimin ndaj drejtorit të shkollës në Malishevë, për rastin ku punëtori teknik humbi jetën në vendin e punës

Të hënën, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë, ka vazhduar shqyrtimi gjyqësor ndaj drejtorit të Shkollës Fillore të Mesme të Ultë “Ibrahim Mazreku” në Malishevë, Jonuz Mazreku, i akuzuar për asgjësim ose heqje të pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim të sigurisë në vendin e punës.

Në seancën e së hënës, në cilësi të dëshmitarëve u dëgjuan e dëmtuara Bahrije Hoti, Jonuz Krasniqi, Mehdi Krasniqi, Vesel Hoti, Fatmir Dervisholli, dhe Nuhi Berisha, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në dëshminë e saj, dëshmitarja Bahrije Hoti, e cila është bashkëshortja e të ndjerit Z.H, deklaroi se bashkëshorti i saj i kishte treguar se e kishte njoftuar edhe drejtorin e shkollës për problemet me kaldanë e ngrohjes qendrore.

Në pyetjen e prokurorit Kastriot Memaj, se a ka pasur ndonjë ankesë i ndjeri Z.H rreth punës dhe se a e ka njoftuar atë për problemin me kaldanë, dëshmitarja Hoti deklaroi se bashkëshorti i saj kishte lajmëruar edhe komunën për problemin me kaldanë.

Në pyetjen e mbrojtësit të akuzuarit, avokatit Faik Halilaj, se a ka njohuri se në ditën kritike i ndjeri Z.H, vullnetarisht është shkuar me ndezë kaldanë, dëshmitarja Hoti deklaroi se nuk ka dëgjuar për këtë asnjëherë.

Ndërsa dy zyrtarët komunal që ishin mbikëqyrës të punimeve në shkollë, tani në cilësinë e dëshmitarëve Jonuz Krasniqi dhe Mehdi Krasniqi, lidhur me pranim dorëzimin e projektit, kanë deklaruar se nuk ka pasur asnjë defekt kur është bërë pranim dorëzimi teknik i objektit, dhe si komunë kanë pasur vetëm një vit garancion, dhe pas një viti gjithçka kalon në përgjegjësinë e menaxherit të shkollës.

Pas përfundimit të dëshmisë së dy zyrtarëve komunal Jonuz Krasniqi dhe Mehdi Krasniqi, dëshminë e tij e dha dëshmitari Vesel Hoti.

Dëshmitari Hoti deklaroi se të ndjerin Z.H, e kishte parë tek bisedonte me drejtorin e Arsimit në Komunën e Malishevës, Blerim Thaqi, dhe kur e kishte pyetur vëllain e tij Z.H se për çfarë kishin biseduar, ai i kishte thënë se ka biseduar me Blerimin se po më duket se po më ngarkojnë më punë të tepruara në shkollë.

Ndërsa dëshmitari tjetër i cili kishte furnizuar me gaz ngrohtoren e shkollës, Fatmir Dervisholli, në pyetjen e prokurorit Memaj se kush ka qenë personi përgjegjës kur është bërë shkarkimi i gazit, ai ka deklaruar se përgjegjës ka qenë pastruesi i shkollës, të cilit nuk ia din emrin pasi që ka në qenë disa.

Ndërsa dëshmitari tjetër dhe i fundit për këtë seancë u paraqit edhe pastruesi i shkolës “Ibrahim Mazreku”, Nuhi Berisha, i cili deklaroi se drejtori i shkollës Jonuz Mazreku i ka thirrur në zyrë dhe u ka thënë se të gjithë punëtorët teknik e kanë për obligim me lëshua ngrohjen me rend, dhe rendin me caktua punëtorët vetë.

Tutje dëshmitari Berisha deklaroi se disa ditë para ditës kritike ishte ndier erë gazi tek dhoma e kaldajës dhe se për këtë gjë punëtori teknik, Fazli Hoti, e kishte njoftuar drejtorin e shkollës Jonuz Mazrekun.

Pasi që dëshmitarët përfunduan dëshmitë e tyre, prokurori Memaj propozoj që në cilësinë e dëshmitarëve të ftohen edhe Rrahman Mazreku, Blerim Thaqi dhe Fazli Hoti, i cili propozim u aprovua nga gjyqtari Njazi Morina.

Nga gjyqtari Morina seanca e radhës u caktua të mbahet me 21 dhjetor 2020 në ora 09:30.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, për këtë rast më 22 qershor 2016, ka ngritur aktakuzë kundër të akuzuarit Jonuz Mazreku, duke e ngarkuar atë se në cilësinë e drejtorit të Shkollës Fillore të Mesme të Ultë “Ibrahim Mazreku”, në Malishevë, ka kryer veprën penale “asgjësimi apo heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”, nga neni 367, paragraf 7, lidhur me paragrafin 3 të KPRK-së.

Sipas aktakuzës, i akuzuari Mazreku, në cilësinë e përgjegjësit të shkollës, vepron në kundërshtim me Ligjin për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, duke mos u kujdesur për sigurinë e punëtorëve, nuk ka siguruar pajisjet mbrojtëse, dhe nuk i ka mirëmbajtur në gjendje të rregullt për përdorim të nevojshëm në punë.

Gjithnjë sipas aktakuzës, i akuzuari Mazreku, ka rrezikuar jetën e punëtorit të tij, dhe në vendin ku gjendej kaldaja, e cila shërbente për ngrohtoren e shkollës fillore “Ibrahim Mazreku”, në Malishevë, i ndjeri Z.H, i cili më 5 dhjetor 2014, kishte shkuar për ta ndezur ngrohtoren e shkollës, bombola e gazit kishte eksploduar, me çka edhe ishte rrënuar i tërë objekti, dhe në këtë rast ai nga lëndimet e marra kishte ndërruar jetë. /BetimipërDrejtësi

- Advertisement -

Më Shumë

Avokati i Popullit reagon pas vendimit të KQZ-së për votuesit e diasporës

Avokati i Popullit Naim Qelaj ka komentuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), sipas të cilit është paralajmëruar se votuesit jashtë vendit të...

Nuk ka koalicion me NISMAn, PDK hyn e vetme në zgjedhje

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka vendosur që në zgjedhjet e 14 shkurtit të garojë e vetme si subjekt politik, pra pa koalicione parazgjedhore....

Në Prizren fillon inspektimi i pikave të karburanteve

Drejtoria e Inspektorateve në Prizren që nga fillimi i muajit janar 2021, ka filluar me inspektimet e pikave të karburanteve për verifikimin e afateve...

Edhe një shërbim për qytetarët e Malishevës kthehet në regjionin e Prizrenit

Gradualisht ka filluar kthimi i shërbimeve për qytetarët e Komunës së Malishevës, nga Regjioni i Gjakovës në Regjionin e Prizrenit. Sot, ministri i Ministrisë...

Tenistja me 8 gishta kualifikohet në “Australian Open”

Të marrësh pjesë në një turne Slam nëpërmjet ndeshjeve kualifikuese është një rrugë e vështirë që shumë tenistë dhe teniste tentojnë ta bëjnë të...

Nisma Sociademokrate pritet ta bëjë sot publike listën e kandidatëve për deputetë

Nisma Socialdemokrate është e vetmja parti që ende nuk e ka bërë publike listën e kandidatëve për deputetë. Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj thotë...

553 vjet nga vdekja e Skënderbeut

Sot mbushen plot 553 vjet nga vdekja e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut, më 17 janarin e vitit 1468, në Lezhë. Gjergj Kastrioti, Heroi...

Aksident i rëndë në Prizren, dy persona bëhen për spital

Një aksident trafiku në mes dy veturave ka ndodhur në Prizren të mërkurën rreth orës 19:15, raporton PrizrenPress. Sipas policisë, si pasoj i këtij aksidenti...

Shembet dheu në një fshat të Prizrenit, rrezikohen edhe shtëpitë

Reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar përmbytje në shumicën prej zonave në vend. Në një fshat të Prizrenit, për shkak të shiut është...

39 vjet nga vrasja e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës

17 janari i vitit 1982, është dita kur u vranë në një atentat vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka. Edhe pse kanë kaluar...

Roberto Arlt: Nëse doni të bëheni deputet

Nga Roberto Arlt Në qoftë se doni të bëheni deputet, mos përrallisni për shtimin e prodhimit të panxharit të sheqerit, të karburanteve, të grurit; mos...

Demi Rose në pushime, shfaqet seksi nga plazhi

Demi Rose ka ndarë pamje të trupit në rrjete sociale. Modelja e njohur Demi Rose është mjaft aktive në rrjete sociale e posaçërisht në Instagram. Ajo...

Pandemia godet rëndë bizneset e Prizrenit

Ndikimi i pandemisë në ekonominë lokale të Prizrenit, sipas përfaqësuesve të bizneseve të kësaj komune, ka qenë mjaft i rëndë, me ç’rast janë dëmtuar...

Këta janë katër kandidatët për deputetë të AAK-së në Therandë

  Këshilli drejtues i AAK- së dega në Therandë ka nominuar kandidatët e saj për deputetë në Kuvendin e Kosovës. Në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit...

Zidane flet për eliminimin nga Bilbao dhe formën e dobët të Hazardit

Zinedine Zidane ka thënë se Real Madrid dhe tifozët duhet të jenë të durueshëm me Eden Hazard, pasi ai u mundua të ndikonte në...

Suharekë: Vetura godet këmbësorin, arrestohet i dyshuari

Një këmbësor është lënduar pasi që është goditur nga një veturë në fshatin Leshan të Suharekës. Policia, përmes raporti 24 orësh ka njoftuar se këmbësori...

Lajmet e Fundit

10 thasë duhan i grirë gjenden në bagazhin e veturës në Vërmicë

Policia e Kosovës ka gjetur 10 thasë duhan të grirë në një veturë në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, të dielën rreth orën 18:00. Pas dyshimeve...

Haradinaj prezanton edhe dy kandidate? nga Suhareka

Kreu i Aleance?s pe?r Ardhme?rine? e Kosove?s (AAK), Ramush Haradinaj, ka prezantuar edhe dy politikane te? reja nga Suhareka. Bëhet fjalë për juristen Albana Bytyqi,...

Zafir Berisha fushatën paraelektorale e fillon nga vendlindja

Kryetari i Nismës në Prizren, Zafir Berisha ka filluar sot fushatën paraelektorale të zgjedhjeve nga vendlindja. “Zgjedhjet e 14 shkurtit janë më shumë se zgjedhje...

Nisma publikon listën, këta janë kandidatët për deputetë

Nisma Socialdemokrate ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit. Pas partive të tjera politike të cilat publikuan dje listën e...

Prishtina dhe Prizreni me numrin më të madh të rasteve të reja me Covid

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se 353 rastet e reja me Covid janë nga Prishtina, Prizreni, Gjilani, etj. “Rastet pozitive...