21.7 C
Prizren
E enjte, 24 Shtator, 2020

Dëgjohet zyrtari i Drejtorisë për Gjeodezi dhe Kadastër në gjykimin për korrupsion ndaj ish-inspektorit të Hidro-ekonomisë në Prizren

Të hënën në Gjykatën Themelore në Prizren, është mbajtur seanca gjyqësore për rastin ndaj ish-inspektorit të hidro-ekonomisë në Komunën e Prizrenit, Avdulla Gashi, i cili akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Në këtë seancë në cilësinë e ekspertit-dëshmitarit u dëgjua Ferat Sezairi, zyrtar i Drejtorisë për Gjeodezi dhe Kadastër  në Komunë e Prizrenit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në pyetjen e prokurores Ervehe Gashi, se në cilat parcela është ndërtuar bodrumi, dëshmitari Sezairi deklaroi se objekti (bodrumi) me etazhitetin e vetëm si bodrum është i ndërtuar në ngastrat kadastrale me nr. 800-0, 801-0 dhe 802-0, ku në librat kadastral, ngastra kadastrale me numër 801-0  është e regjistruar në pasurinë shoqërore “ujërat”.

Avokati i të akuzuarit, Rexhep Hasani, kërkoi të dijë nëse investitori Hashim Kryeziu ka qenë në drejtorinë për gjeodezi dhe kadastër dhe ka kërkuar që të caktohen pikat koordinuese. Por, lidhur me këtë pyetje, Sezairi tha se nuk është në njohuri.

Dëshmitari-eksperti Sezairi, tutje deklaroi se nuk është në njohuri nëse gjeodetët e Komunës kanë qenë në parcelën e investitorit dhe e kanë kufizuar atë.

Për këtë seancë ishte ftuar të dëshmojë edhe dëshmitari Fail Hoxha, i cili është koordinator i përgjithshëm i inspektorateve në Komunën e Prizrenit, mungesën e të cilit e arsyetoi dëshmitari Ferat Sezairi, i cili deklaroi se Fail Hoxha ka probleme shëndetësore.

Trupi gjykues, po ashtu, aprovoi kërkesën e palës mbrojtëse për dëgjimin e dëshmitarëve Arben Krasniqi, Gafur Ponik dhe Hashim Kryeziu.

Pasi që nuk pati propozime të tjera, kryetarja e trupit gjykues, Raima Elezi, njoftoi palët se seanca e sotme përfundoi dhe se e njëjta do të vazhdojë me 20 tetor në ora 10:00.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore Prizren, të ngritur më 22 gusht 2019, Avdulla Gashi akuzohet se më 3 tetor 2017, në cilësinë e personit zyrtar, si inspektor i Drejtorisë së Inspektorateve në Komunën e Prizrenit, duke shfrytëzuar detyrën zyrtare apo autoritetin zyrtar, nuk i përmbush detyrat zyrtare të tij, me qëllim të përfitimit të dobisë për tjetrin.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari me dashje shkel ligjin lidhur me detyrat e tij, në atë mënyrë që në kundërshtim me nenin 48 të Ligjit për Ujërat e Kosovës, dhe udhëzimin administrativ, nr. 04/2016 për kriteret dhe procedurat për mbrojtjen e brigjeve të rrjedhave dhe akumulacioneve, dhe pa fakte konstaton në procesverbal se investitori Hashim Kryeziu ka respektuar pikat kadastrale.

Sipas aktakuzës, thuhet se në bazë të këtij konstatimi në procesverbal, investitorit Hashim Kryeziu, i është mundësuar ndërtimi i objektit B+P+2, në parcelën shoqërore “Ujërat” në rrjedhën e lumit “Lumbardh”, duke uzurpuar një sipërfaqe rreth 155 m2, të pasurisë shoqërore.

Me këtë, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”. /BetimipërDrejtësi

- Advertisement -

Më Shumë

Jetesa në shtëpitë e vjetra të Prizrenit

Trashëgimia kulturore, si simbol që tregon vlerat e përcjella ndër gjenerata me shekuj, s’do mend që duhet të ruhet e çmohet nga secili. Prizreni njihet...

Prizreni me 3 raste të reja me coronavirus

Nga publikimi i të dhënave në 24 orët e fundit mbi situatën më COVID-19 nga IKSHPK bëhet e ditur se në Komunën e Prizrenit...

Thiago Silva: Dua të fitoj gjithçka, me Chelsea luftojmë për titull

Mbrojtësi i ri i Chelsea, Thiago Silva, ka fituar një numër të madh trofesh gjatë karrierës së tij të pasur, por kjo gjë nuk...

Vetura e Bekim Fehmiut në gjendje të mjerueshme (VIDEO)

Ishte veturë e veçantë për kohën. Po ashtu, ishte blerë edhe nga një njeri i veçantë për një rast të veçantë. Por Pezho-ja që aktori i...

Bashkëjetesa me të mitura, dy persona shoqërohen në polici e më pas lirohen

Dy persona janë shoqëruar në stacion policor, për shkak të bashkëjetesës me persona nën moshën 16-vjeçare. Rasti i parë ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës...

Dragash: Mungon i pandehuri, shtyhet seanca për mashtrim të qytetarëve me anë të “Instagramit”

Mungesa e të pandehurit Alban Kadriu, i cili po akuzohet se ka kryer veprën penale të mashtrimit, ka bërë që të mos mbahet seanca...

Punohet edhe të shtunën në Suharekë, kryetari inspekton rrugët dhe ambientin

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj është shumë i përkushtuar në punën e tij. Muharremaj, edhe pse ditë e shtunë, del në teren dhe inspekton...

Miratohet në parim projektligji për menaxhimin e financave publike

Në vazhdimin e seancës me 45 vota për, 17 kundër dhe një abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin për plotësimin dhe...

Zhegrova transferohet te Baseli

Ylli i Kosovës, Edon Zhegrova, është transferuar te Baseli. Zhegrova i është bashkuar Baselit nga Genku, ndërsa ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit...

Një i vdekur dhe 62 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Një person ka vdekur si pasojë e COVID-19 në Kosovë në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar edhe 62 të infektuar të rinj. Shifra...

“Allahu të pranoftë shehid”, lutjet e shokëve të Qorrit që u vra nga Policia në Prizren

Besnik Shala, 32-vjeçari i njohur me nofkën “Qorri”, u vra nga policia në “Lagjen e Trimave” në Prizren, pasi fillimisht rezistoi arrestimin duke gjuajtur...

E nis ditën në terren, kryetari Bali Muharremaj: Puna për rregullimin e ambientit nis herët

Ai ësht një nga kryetarët më aktiv të komunave. Përherë afër qytetarit e në shërbim të tyre, është ky Bali Muharremaj, i pari i Suharekës. E...

Gjysma e qytetarëve do të marrin vetëm 31 euro nga Trusti, nëse miratohet ligji

Agron Demi nga instituti GAP ka bërë të ditur se gjysma e kontributpaguesve pensionalë, mesatarisht mund të tërheqin vetëm 31 euro nga Trusti. Ai vlerësoi...

Greqia goditet nga një tërmet

Greqia është goditur nga lëkundje të forta tërmeti në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se lëkundjet kanë qenë me magnitudë 4.2 të...

Dyfishohen dhe renovohen hapësirat e QMF-së në Zhur

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, sot së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë së Shëndetësisë, Narqize Arënliu Hoxhaj, kanë bërë përurimin e Qendrës...

Rikthehet edhe Serie A

Pas rikthimit të Premierligës dhe disa ligave tjera të futbollit evropian, sot pritet të fillojë edicioni i ri edhe në Serie A. Serie A sezonin...

Lajmet e Fundit

Prizren: Babai shpërthen në lot në seancën kur vrasësit të djalit të tij i shqiptohet dënimi me burgim të përjetshëm

Ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës, Shefki Spahiu, është dënuar sot me burgim të përjetshëm nga Gjykata në Prizren për vrasjen e të riut Jetmir...

Muharrem Qena, artisti shumëdimensional që ia kushtoi një jetë artit

Shkrimtar, këngëtar, aktor dhe regjisor shqiptar, Muharrem Qena, lindi në 25 Qershor të vitit 1934 në Mitrovicë. Muharrem Qena është njëri prej themeluesve të skenës teatrore dhe të këngës argëtuese shqiptare. Ai punoi si...

Paralajmërohet ndryshim i çmimit për regjistrim të automjeteve

Zëvendësguvernatori për Mbikëqyrje Financiare, Sokol Havolli, ka paralajmëruar se nga viti i ardhëm çmimi i polisave të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve (TPL), do...

Ish-rreshteri policor dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen në Suharekë

Ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës, Shefki Spahiu, është shpallur fajtor nga Gjykata në Prizren për vrasjen e të riut Jetmir Aliaj në Suharekë. Ai u...

Për herë të parë në Kosovë, Komuna e Prizrenit ofron Shërbimin Geriatrik

Komuna e Prizrenit, sot për herë të parë në Kosovë, ka futur në funksion shërbimin geriatrik, për të moshuarit që kanë nevojë për ndihmë...