10.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Deklarohet i pafajshëm i akuzuari për vjedhje të rendë në Rahovec

Haxhi Haxhimustafa, është deklaruar i pafajshëm në seancën fillestare të së enjtes në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec, i akuzuar për veprën penale “vjedhje e rëndë në vazhdimësi”.

I akuzuari u deklarua mbi fajësinë pas leximit të aktakuzës nga prokurori i shtetit Ramiz Buzhala, i cili e akuzoi për katër vjedhje të kryera në vazhdimësi.

I akuzuari tha se nuk e ndien veten fajtor dhe se ai nuk i ka kryer veprat penale të cilat i pretendon prokuroria.

Gjykatësi  Ilir Rashkaj, pas deklarimit të palës mbi fajësinë, seancën e radhës e ka caktuar më 17 tetor 2018, në ora 09:30.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Gjakovë me 10 dhjetor 2016 ka ngritur aktakuzë për vjedhje të rendë në vazhdimësi.

Ai akuzohet se 08 maj 2011 në Rahovec, në rrugën “Gzim Hamza”, me qëllim që vetit apo tjetrit t’i sjell përfitim pasuror të kundërligjshëm, me qëllim vjedhje, shkon te kafiteria “Gold”, pronë e të dëmtuarit Naser Sylka nga Rahoveci, kalon tarracën e me force thyen derën dhe depërton brenda në kafiteri dhe vjedh një portofol me shtatë euro para të metalta, një telefon me kartel në vlerë 30 euro, e dëmton aparatin e cigareve dhe nga aty merr cigare e para të metalit e i dëmton edhe një tepih, e të gjitha këto në vlerë prej 1200 euro dhe largohet në drejtim të panjohur.

Ndërsa, ai akuzohet me 11 qershor 2011 në Rahovec në rrugën “Mizair Isma”, me qëllim që vetit apo tjetrit t’i sjell përfitime të kundërligjshme, shkon te minimarketi “Isma” pronë e të dëmtuarit Bekim Isma, me forcë e thyen derën dhe depërton brenda e në arkë vjedh 40 euro para të metalit, cigare lloje të ndryshme në vlerë prej 400 euro e mbushje të telefonit 55 euro.

Po ashtu, ai akuzohet se me 21 shtator 2011 në Rahovec rrugën ”Bekim Isma” me qëllim që vetit t’i sjell përfitime të kundërligjshme, shkon te shtëpia, pronë e të dëmtuarit Afrim Hundozi me force thyen derën e hyn në dhomën e fjetjes merr një sasi ari e para në vlerë të pacaktuar.

Gjithashtu, ai akuzohet se me 19 prill 2012 në Rahovec në të njëjtën rrugë rreth orës 06:45 shkon tek kafiteria “Randevu” pronë e të dëmtuarit Skender Hundozi, me force e hap dritaren e lokalit e depërton brenda dhe vjedh aparatin e cigareve merr cigare lloje të ndryshme në vlerë prej 1200 euron./betimiperdrejtesi/

Më Shumë

Gjendet e vdekur e moshuara nga Rahoveci që u zhduk dje

Është gjetur e vdekur e moshuara që ka humbur dje në Rahovec. Nipi i saj, Ardian Hoti njoftoi se ajo është gjetur sot pa shenja...

Në gjendje të dehur sulmoi fizikisht nënën e tij, arrestohet i dyshuari në Suharekë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje. Rasti ka ndodhur në Suharekë, ku një person në gjendje të dehur ka...

Lajmet e Fundit