8.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Dekoratat për 75 dëshmorët e Prizrenit mbeten peng

Organet komunale të Prizrenit ende nuk e kanë zbatuar vendimin e Kuvendit për shpërndarjen e dekoratës-çmimit “Remzi Ademaj” për 75 dëshmorët e luftës së UÇK-së.

Ky vendim ishte miratuar nga KK-ja në korrik të këtij viti me synimin që dekoratat për dëshmorët e Komunës së Prizrenit të shpërndahen më 15 gusht, kur shënohet përvjetori i rënies së heroit, Remzi Ademaj, dhe më 15 shtator në Ditën e dëshmorëve të Komunës së Prizrenit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Zyrtarë të lartë të pushtetit lokal në mbledhjen e fundit të organit më të lartë vendimmarrës komunal kanë konfirmuar se dekoratat nuk janë shpërndarë me arsyetimin se në kohën e sipërpërmendur është zhvilluar fushata paraelektorale për zgjedhjet e parakohshme nacionale. Sipas tyre, dekoratat janë gati dhe pritet të gjendet koha e përshtatshme për shpërndarjen e tyre tek familjarët e dëshmorëve.

Në seancën e fundit të KK-së së Prizrenit këshilltari nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Shukri Quni, ka kërkuar llogari nga zyrtarët përgjegjës për mosshpërndarjen e dekoratave.

Kryesuesi i KK-së së Prizrenit, Artan Abrashi, në këtë mbledhje ka vlerësuar se pyetja e kuvendarit Quni është me vend dhe ka shpjeguar se ekziston vetëm një arsye për mosshpërndarjen e dekoratave, që, sipas tij, ka qenë periudha e fushatës paraelektorale për zgjedhjet nacionale.

Më Shumë

Barcelona refuzon një ofertë të majme për Raphinhan, kërkon 20 milionë më shumë

Raphinha pritet të largohet nga Barcelona në afatin kalimtar të verës, por vetëm për ofertën e duhur. Sulmuesi brazilian ka shpërthyer në javët e fundit...

Diplomon gjenerata e 59 e Policisë së Kosovës

Sot në sallën ‘1 Tetori‘ në Prishtinë diplomoi gjenerata e 59 e Policisë së Kosovës, në përbërje të komuniteteve të ndryshme. Këtë ceremoni solemne, me...

Lajmet e Fundit