7.7 C
Prizren
E enjte, 3 Dhjetor, 2020

Dënohet me gjobë i akuzuari për shfrytëzim ilegal të burimeve natyrore në Krushë të Madhe

Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec, ka shqiptuar dënim me 600 euro gjobë për të akuzuarin për veprat penale “Dënimet penale për aktivitetet e jashtëligjshme minerale” dhe “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”, Vahid Ramadani.

Ai u dënua me nga 300 euro gjobë për secilën vepër penale, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Aktgjykimi ndaj tij është shpallur nga gjykatësi Mizahir Shabani, pasi që i akuzuari paraprakisht e ka pranuar fajësinë për akuzën me të cilën ngarkohet.

Ramadani deklaroi se ndjehet fajtor për veprat e kryera dhe se pendohet për rastin që i ka ndodhur.

Ai ka kërkuar nga gjykata që, me rastin e caktimit të dënimit, ta ketë parasysh faktin se është mbajtës i familjes pesë anëtarëshe, ashtu që t’i shqiptojë një dëmin sa më të butë.

Pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarit nuk e ka kundërshtuar prokurori Sadri Alija, i cili tha se një veprim i tillë ka mbështetje në provat që gjenden në shkresat e lëndës.

Gjyqtari Shabani të akuzuarin e ka obliguar t’i paguaj edhe shpenzimet procedurale në shumën prej 30 euro në total.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Gjakovë, me aktakuzën e 9 dhjetorit 2019, e akuzon Vahid Ramadanin me dy vepra penale dhe atë, “Dënimet penale për aktivitetet e jashtëligjshme minerale” nga neni 80 i Ligjit për Miniera dhe Minerale si dhe “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave” nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, i pandehuri më 29 tetor  2019, në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit, si pronar i kompanisë “Ramadani” sh.p.k, shfrytëzon jashtë mase burimet natyrore, duke operuar ilegalisht në shfrytëzimin-seperimin e resurseve minerale.

Në aktakuzë thuhet se gjatë kontrollit të inspektorëve të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM), është vërtetuar se i pandehuri ka ushtruar aktivitet të paligjshem pa u pajisur me licencë të nevojshme të organit kompetent, KPMM, për aktivitetin e veçantë seperacion.

Tutje në aktakuzë thuhet se i pandehuri më 19 tetor 2019, në kohë të pacaktuar, në ndërmarrjen e tij, me dashje heq ose dëmton vulën apo shenjat zyrtare, të cilat me 18 mars 2019 ishin vendosur nga zyrtarët policor dhe inspektorët e KPMM-së. /BetimipërDrejtësi

- Advertisement -

Më Shumë

Luana me poza të zjarrta duke vënë në fokus pasuritë trupore

Moderatorja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, vazhdon të jetë emër shumë i dashur për publikun. Përveç me emisionin e saj dhe projektet muzikore...

Për dy javë mbyllet për qarkullim rruga Prizren – Gjakovë

Ministria e Infrastrukturës përmes një komunikate për media ka njoftuar se të dielën do të mbyllet për qarkullim rruga Prizren – Gjakovë deri më...

Autori i shtatorës së Skenderbeut: Nuk ja kam bërë anatominë e trupit

Autori i shtatorës së Skenderbeut, Sinan Aliaj ka folur në “Prime Time” të Kanal 10 rreth punimit që ka realizuar në shtatoren e Skenderbeut...

Si e kapi në shtrat Mike Tyson gruan e tij me aktorin e Hollivudit

Kujtohet momenti kur Mike e kapi në shtrat gruan duke e tradhtuar me tjetrin. Është rikthyer në ring pas 15 vjetësh (ndeshja me Roy Jones...

Flet frizeri që e krijoi shtatoren e Adem Jasharit në Prizren: Më erdhi rëndë që e larguan

Alban Buxhovi, autor i shtatores së komandantit legjendar Adem Jashari, frizer me profesion ka folur për krijimin e shtatores së “Adem Jasharit” në një...

1 mijë e 16 persona kanë vdekur nga COVID 19 në Kosovë

Që nga 13 marsi kur edhe u paraqitën dy rastet e para të të infektuarve me COVID-19, ky virus ka infektuar 39 mijë e...

Varroset legjenda Maradona

Një nga futbollistët më të njohur në histori, Diego Armando Maradona, është varrosur të enjten në Argjentinë. Vdekja e Maradonës të mërkurën, në moshën 60-vjeçare...

Aktorët e njohur akuzohen se kanë fëmijë së bashku fshehurazi

Aktorët e filmit të njohur “Fifty Shades of Grey”. Jamie Dornan dhe Dakota Johnson janë dy aktorët kryesorë të filmit “Fifty shades of Grey”, film...

“Porsi ëndër më duket ky ndryshim i madh i vendit t’onë”

Ismail Qemali (tuke mbajtur fjalën e rastit) Oh! Sa të lumtur që e ndiej vehten sot, që shoh, këtu në Vlorë, kaqë burra Shqipëtarë të...

E pranon Kujtim Gashi i PDK-së: Jemi takuar me LDK-në, për këtë arsye

Deputeti i PDK’së, Kujtim Gashi, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se janë takuar me LDK’në për Pakon e Rimëkëmbjes. Ai ka thënë se...

Policia kufitare në Vërmicë konfiskon rreth 30 kg drogë

Policia e Kosovës në angazhimet e saj të vazhduesheme në garantimin e rendit dhe sigurisë publike, gjatë javës që po lëmë pas ka zhvilluar...

Sevilla futet në garë për Shaqirin

Skuadra nga La Liga, Sevilla është futur në garë për Xherdan Shaqirin, kanë njoftuar të enjten mediumet spanjolle. Bëhet e ditur se Sevilla tashmë ka...

Suharekë, shtyhet gjykimi për veprën penale vjedhje e shërbimeve komunale

Ka dështuar të mbahet shqyrtimi gjyqësor, i paraparë për të hënën në Gjykatën Themelore ne Prizren- Dega Suharekë ndaj të pandehurit Gëzim Mahmutaj, i...

Prizren, shtyhet gjykimi ndaj të akuzuarve për dhënien e banesave pa kriter për shoqatat e dala nga lufta

Ka dështuar të mbahet seanca ndaj të akuzuarve për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar, Reshat Mehmeti, Fidan Shala dhe Arben Rexhepi, e cila...

Prizreni pasurohet me shtatoren e Skënderbeut

Prizreni nga sot do të pasurohet edhe me shtatoren e Skënderbeut. Inaugurimi i shtatores bëhet në ora 13:00, për nder të Ditës së Flamurit. Ky projekt...

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj të akuzuarit për vrasjen e dy kusherinjëve në Malishevë

Gjykata e Apelit ka njoftuar se e ka vërtetuar aktgjykimin lirues në rastin e Besim Malokut, i akuzuar për vrasjen e dy kushërinjve Bahri...

Lajmet e Fundit

LDK-ja në Prizren njofton për vdekjen e aktivistit të saj

Ka ndërruar jetë aktivisti i LDK-së, Shaban Bobaj, lajmin e ka bërë të ditur dega e kësaj partie në Prizren. “Ikja e tij eshte humbje...

“Do ta kallim këtë gjykatë” – Kryetari i Apelit përplaset me protestuesit nga Krusha

Banorët e Krushës së Madhe dhe të Vogël po protestojnë para Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë duke shprehur revoltën e tyre për uljen e...

Neymar: Dua të luaj me Messin në vitin tjetër

Ylli i Paris Saint-Germainit, Neymar, ka deklaruar se dëshiron që sërish të luajë bashkë me Leo Messin në vitin tjetër. Neymari e Messi ishte bashkëlojtarë...

Sevilla futet në garë për Shaqirin

Skuadra nga La Liga, Sevilla është futur në garë për Xherdan Shaqirin, kanë njoftuar të enjten mediumet spanjolle. Bëhet e ditur se Sevilla tashmë ka...

Qytetarët e Krushës së Madhe dhe të Vogël protestojnë ndaj uljes së dënimit për Tasiqin

Qytetarë të Krushës së Madhe dhe të Krushës së Vogël kanë protestuar sot para Pallatit të Drejtësisë pas vendimit të Gjykatës për t’ia zvogëluar...