18.6 C
Prizren
E diel, 5 Korrik, 2020

Deputetët e legjislaturës së gjashtë marrin pagë deri në gusht të vitit 2020

Ndonëse nuk e ushtrojnë detyrën e tyre që nga 22 gushti i këtij viti, deputetët e legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës po vazhdojnë t’i marrin pagat e tyre prej rreth 2 mijë eurosh.

Të njëjtat përfitime, përpos ish-deputetëve, do t’i gëzojë edhe për një vit gjithë kabineti qeveritar në dorëheqje, duke përfshirë ministrat, zëvendësministrat, këshilltarët politikë etj, shkruan sot Gazeta ‘Zëri”.

Sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi, në një përgjigje për “Zërin” ka deklaruar se në bazë të Ligjit për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetit deputetët gëzojnë të drejtën e marrjes së pagës për një vit, mirëpo vetëm nëse nuk kanë ndonjë burim tjetër financiar të deklaruar.

“Sipas neneve 14 dhe 16 të Ligjit Nr. 03/L-111 për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetit, deputeti ka të drejtë në kompensimin e pagës kalimtare pas përfundimit të mandatit deri në fillimin e realizimit të të hyrave financiare nga ndonjë burim tjetër ose nga realizimi i pensionit që nga dita e përfundimit të mandatit deputeti ka të drejtë në pagë bazë për dymbëdhjetë (12) muaj”, ka thënë ai.

Ndërkohë, sipas Rregullores së Kuvendit, ku përcaktohen të drejtat shtesë të deputetit, thuhet se pas përfundimit të rregullt të mandatit deputetit i takojnë të ardhurat mujore për periudhën prej dymbëdhjetë (12) muajve po që se gjatë kësaj kohë nuk kthehet në vendin e punës, të cilin e ka pasur para zgjedhjes deputet ose në vend tjetër të përshtatshëm për të.

Krasniqi po ashtu ka sqaruar se deputetët e legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës do të marrin pagën e tyre si deputet deri më 27 gusht të vitit 2020.

“Për deputetin, me përjashtim të kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarit të Kuvendit të legjislaturës së VI të Kuvendit të Republikës së Kosovës, llogaritja e kompensimit të pagës bazë kalimtare deri në 12 muaj ka filluar nga data 27 gusht 2019. Deputeti i legjislaturës së VI të Kuvendit e realizon të drejtën në pagën kalimtare nëse nuk ka të hyra financiare nga ndonjë burim tjetër, me përjashtim të të hyrave financiare nga Trusti Pensional”, ka shtuar më tutje ai. /ZERI

- Advertisement -

Më Shumë

Sivjet mbi 31 mijë studentë më pak se vitin e kaluar

Mbi 31 mijë studentë më pak ka Kosova këtë vit krahasuar me një vit më parë. Kjo e dhënë është evidentuar përmes raportit “Statistikat...

“Aktakuza ndaj Thaçit e Veselit është e qëllimshme dhe me motive”

Ministra, avokat, analistë dhe njohës të çështjeve të drejtësisë vendore e ndërkombëtare po thonë se aktakuza e ngritur nga Gjykata Speciale ndaj Presidentit Hashim...

Tentim vrasje në Suharekë

Një tentim vrasje ka ndodhur dje në Suharekë. Ngjarja ka ndodhur për shkak një borxhi. Njoftimi i policisë Viktima mashkull kosovar se bashku me një dëshmitar ka...

COVID-19 në Kosovë, 1.250 raste aktive dhe 1.577 të shëruar

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se numri total i rasteve pozitive është 2.878, nga 23.780 persona të dyshimtë në virusin...

Rama vizitë dyditore në Kosovë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të zhvillojë sot një vizitë dyditore në Kosovë. Shefi i qeverisë shqiptare do të ketë sot dhe nesër takime...

Serbët fushatë kundër UÇK-së në Has? (VIDEO)

Një kameraman serb po akuzohet nga banorët e zonës së Hasit, që bashkë me një ekip po fabrikojnë rrëfime kundër luftës çlirimtare në Kosovë. Sipas...

Pas koronavirusit “shpërthen jeta” në Itali, rekord lindjesh në Cremona!

Në harkun e 24 orëve, në spitalin Maggiore të Cremonës në Itali erdhën në jetë 15 fëmijë, 10 vajza e pesë djem, përfshirë dy...

Po shqyrtohet mënyra e tërheqjes dhe kompensimit të 10% të mjeteve nga Trusti Pensional

Ministria e Financave është duke shqyrtuar propozimin për tërheqjen deri në 10% të kursimeve në Trustin Pensional nga qytetarët si ndihmesë në kohën e...

Komuna e Suharekës pret alokimin e 1 milion € nga MTI-ja për përfundimin e sheshit të qytetit

Projekti i ndërtimit të sheshit në komunën e Suharekës i paraparë të përfundojë në këtë vit mund të shtyhet për shkak të buxhetit. Mjetet financiare...

Sindikatat paralajmërojnë masa pas shfuqizimit të Ligjit për Paga

Dy nga sindikatat më të mëdha në Kosovë, ajo e Arsimit dhe ajo e Shëndetësisë, kanë paralajmëruar masa pas shfuqizimit të Ligjit për Paga. Teksa...

”Rolling Stones” kërcënojnë me padi Trumpin për përdorimin e këngëve të tyre

Grupi legjendar i muzikës rok ”Rolling Stones” ka kërcënuar presidentin amerikan Donald Trump me procedim ligjor për përdorimin e këngëve të tyre në mitingjet...

Emrat e 46 zëvendësministrave të Qeverisë Hoti

Qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti ka nisur t’i përngjajë përbërjes së Qeverisë së dikurshme të Ramush Haradinajt, për nga emërimi i zëvendësministrave. LDK-ja...

Lajm i mirë : Sot asnjë me COVID-19 në Prizren

71 TË SHËRUAR DHE 79 RASTE ME COVID-19! Sot më 30 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar...

Madhështia e fjalëve të fundit të Skënderbeut

Dielli, që është shëmbëllimi i Perëndisë, shkëlqen pa dallim për turkun ashtu si për të krishterin. Kushdo që këshillon për të luftuar për hir...

“Hidroregjioni Jugor” në Prizren hap konkurs për kryeshef

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “ Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka hapur konkurs për pozitën e kryshefit në këtë ndërmarrje. Konkursi është publikuar sot, shkruan “PrizrenPress”. Këtë...

Avdullah Hoti nuk e përjashton mundësinë e hyrjes së PDK-së në Qeveri

Kryeministri Avdullah Hoti nuk e ka përjashtuar mundësinë e hyrjes së PDK-së në koalicionin qeverisës.Në pyetjen e gazetarëve për mundësinë që PDK-ja të bëhet...

Lajmet e Fundit

178 raste të reja me koronavirus, 10 në Prizren

50 TË SHËRUAR DHE 178 RASTE ME COVID-19! Sot më 04 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar...

Edhe Komuna e Prizrenit e injoron Bekim Fehmiun !!!

Fahri Musliu Për fat të keq më duhet ta ndaj edhe një zhgënjim e dëshpërim të radhës me Ju, dashamirë të kulturës e filmit, e...

Mustafa: Pas aktakuzës ndaj Thaçit e Veselit, vendi është futur në situatë e cila nuk garanton stabilitet të institucioneve

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se, pas propozim aktakuzës nga Specialja ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli, Kosova...

Ballkani vazhdon ëndrrën për titull

Ballkani mori fitore me rezultat 5:1, falë het-trikut të shënuar nga Blend Baftiu, në ndeshjen kundër Dukagjinit, që radhitet në fund të tabelës, për...

Madhështia e fjalëve të fundit të Skënderbeut

Dielli, që është shëmbëllimi i Perëndisë, shkëlqen pa dallim për turkun ashtu si për të krishterin. Kushdo që këshillon për të luftuar për hir...