9.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Dështon gjykimi ndaj ish-inspektorit të ndërtimit në Prizren

Të martën, në Gjykatën Themelore në Prizren, ka dështuar të mbahet seanca gjyqësore ndaj ish-inspektorit të ndërtimit në Komunën e Prizrenit, Nexhmedin Musliu, i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Shkak për mos mbajtjen e kësaj seance ishte vetë mungesa e të akuzuarit Musliu dhe mbrojtësve të tij, avokatëve Gent dhe Blend Gjini, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Lidhur me mungesën e të akuzuarit dhe mbrojtësve të tij, gjykatësja Raima Elezi, ka thënë se ata janë ftuar me ftesa të rregullta por mungesën nuk e kanë arsyetuar.

Gjykatësja Elezi, ka konstatuar se nuk janë plotësuar kushtet ligjore për vazhdimin e shqyrtimit të dytë, andaj ka marr vendim që seanca e radhës të caktohet për 25 nëntor 2019, në ora 09:00.

Ndryshe, në seancën fillestare të mbajtur më 18 tetor 2019, i akuzuari Musliu ishte deklaruar i pafajshëm.

Në aktakuzën e Prokurorisë Themelore Prizren të ngritur më 25 shtator 2019, i pandehuri Nexhmedin Musliu akuzohet për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Ai akuzohet se prej datës 21 nëntor 2016, e në vazhdim në Prizren, në cilësinë e personit zyrtar si inspektor komunal i ndërtimit, duke shfrytëzuar detyrën zyrtare apo autoritetin zyrtar, nuk i përmbush detyrat zyrtare të tij me qëllim të përfitimit të dobisë për tjetrin.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari nuk e inspekton dhe nuk ndërmerr veprime kundër mbindërtimit pa leje të bërë nga investitori Mehmet Palushi, i cili duke ndërtuar objektin e tij ka tejkaluar lejen për një etazhitet, leje kjo e lëshuar nga Drejtoria për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor në Komunën e Prizrenit.

Sipas aktakuzës, i akuzuari Musliu, duke mos ndërmarr veprime i ka mundësuar Mehmet Palushit ndërtimin edhe të një kati dhe mos pagesën e taksave komunale, ndërsa Kuvendit Komunal i ka shkaktuar dëm në vlerën e taksave të papaguara dhe ka dëmtuar infrastrukturën e qytetit në zonën e ndërtimit “Qylhan”.

Ish-inspektori Musliu, edhe në dy raste tjera akuzohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Kompletohet grupi i Kosovës në Ligën e Kombeve

Lituania e ka mposhtur Gjibraltarin me rezultat 2-0, nga dy ndeshjet në kuadër të playoff-it të Ligës së Kombeve. Kështu lituanët do t’i bashkohen Kosovës...

Malishevë: Dorëzohen çelësat e 10-të shtëpive për familjet në nevojë

10 familje që jetojnë në kushte të rënda ekonomike në komunën e Malishevës, janë bërë me shtëpi banimi. Lajmi u bë i ditur nga kryetari...

Lajmet e Fundit