-5 C
Prizren
E enjte, 26 Nëntor, 2020

Detaje: Si u mbyll një fabrikë e tërë në Prizren, një punëtor aty u infektua me koronavirus

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit, Visar Shehu ka bërë të ditur se kanë marrë vendim që të mbyllin një fabrikë në Prizren, pasi një punëtor i kësaj fabrike ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19.

Nga rastet e para dy ditëve, ku në Prizren ishin 8 persona pozitiv, njëri nga ta ishte punëtor i kësaj fabrike, ndërkaq në mesin e tyre ishte edhe një pjestarë i Policisë së Kosovës.

“Nga tetë rastet e dala pardje, njëri ndër personat ka qenë punëtorë i një fabrike dhe u dakorduam edhe me institucionet shëndtësore dhe me pronarët e kësaj fabrike që që të mbyllet për një afat të pacaktuar kjo kompani, pasi duhet të testohen të gjitha rastet e kontaktit më këtë person”, tha Shehu.

Gjithashtu, Shehu bëri të ditur se janë dezinfektuar objektet e stacionit policorë “Alfa” dhe objekti i zjarrëfikësve, pasi një pjestarë i policisë së Kosovës kishte rezultuar pozitiv në testin për COVID-19.

“Pardje që kanë dalur rastet e reja, është bërë edhe dezinfektimi i stacionit Alfa, pasi njëri nga të inferktuarve është pjestar i policisë, pastaj edhe hapësira e objektit të zjarrfikësve u dezinfektua duke qenë se gjenden shumë afër me stacionin “Alfa””, tha Shehu për RTV Dukagjini.

Ai bëri të ditur se në Prizren 101 persona janë gjithsej që kanë rezultuar të infektuar me COVID-19, 67 prej të cilëve janë shëruar, 2 kanë ndërruar jetë dhe janë 32 raste aktive, ku sipas tij pjesa më e madhe janë në shtëpi në gjendje stabile.

“Në Klinikën Infektive të QKUK-së gjenden 3 pacientë, 2 prej të cilëve janë në gjendje stabile, kurse njëri është në një gjendje pak më të rëndë me oksigjenoterapi”, tha Shehu.

Ai ka thënë se është vërejtur një numër më i madh i qytetarëve të cilët dalin duke mos e respektuar orarin dhe pa maska e dorëza mbrojtëse, prandaj edhe bëri apel tek të gjithë qytetarët të respektojnë vendimet e marra nga institucionet shëndetësore./RTV Dukagjini/

- Advertisement -

Më Shumë

154 vjetori i lindjes së poetit Ndre Mjeda

Sot kujtojmë 154 vjetorin e lindjes së Ndre Mjedës, një prej poetëve dhe veprimtarëve më të rëndësishëm të Shqipërisë dhe letërsisë shqipe. Gjeografia e studimeve...

Vjosa Osmani shkarkoi nga detyra e konsullit edhe djalin e zyrtarit të PDK-së

Në mesin e të shkarkuarve nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, është edhe Blendi Kilaj, djali i ish-zëvendësministrit nga radhët e PDK-së,...

Një mami ‘cool’ si Kylie Jenner

Ajo njihet për jetesën dhe stilin luksoz që shfaq përmes imazheve në rrjete sociale. Është Kylie Jenner e cila për secilin postim të saj merr...

Policia e Prizrenit në aksion, gjobit rreth 300 qytetarë për mosrespektim të masave dhe goma të dimrit

Drejtoria rajonale e policisë në Prizren ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka gjobitur 155 persona mos mosrespektim të masave për parandalimin...

Rozafë

M'i dhunove gjinjtë nën ftohtësinë e kullës me gur t'moçëm e me shaminë time t'kuqe lidhur fyti murgut i the t'ma pranonte vdekjen larg gjërave që m'i vodhe...

Komuna e Malishevës ekzekutoi mjete për 406 nëna që kanë lindur fëmijë

Komuna e Malishevës ka bërë ekzekutimin e 40 mijë e 600 eurove për 406 nënat që kanë lindur gjatë këtij viti. Ky ekzekutim vjen...

I mituri maltreton një person në Prizren

Një i mitur ka maltretuar një person tjetër dhe pas një mosmarrëveshje verbale i dyshuari i nervozuar derisa po dilte nga dera e hyrjes...

Trump nxjerr SHBA-në nga traktati ushtarak me Rusinë e NATO-n

SHBA-ja ka dalë nga traktati i Open Skies që i lejonte vendeve të observonin ushtritë e njëri-tjetrit. Duke e akuzuar Rusinë se ka shkelur...

Rreth 80 mijë qytetarë u dënuan për mosrespektim të masave anti-Covid për tre muaj

Më 26 gusht të këtij viti, Qeveria e Kosovës ka miratuar ligjin anti-Covid, që nga ajo datë deri më sot që janë më pak...

Oda e Hotelirisë dhe Turizmit gati për protesta

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit ka paralajmëruar protesta në rast se as në seancën e ardhshme nuk kalon Pakoja e Rimëkëmbjes Ekonomike. Veç tjerash,...

Bideni thotë se SHBA-ja është e gatshme të udhëheqë sërish në skenën globale

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden, ka thënë sot se SHBA-ja do të jetë e “gatshme të udhëheqë” sërish në skenën globale, pasi...

Prizren, 11 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 350 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 21.746 raste, kurse...

Ky është sulmuesi që kërkohet nga Milani

AC Milani kërkon të transferojë në verë një sulmues krahu dhe prej kohësh e ka ndarë mendjen në lidhje me emrin që do. Bëhet...

10 të vdekur nga COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë dhjetë persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19, duke çuar shifrën totale të vdekurve që nga fillimi...

Nervozohet me deputetët Duda Balje: A e dini çfarë mesazhi të keq keni çu dje?

Deputetja Duda Balje ka reaguar ashpër pas debatit të djeshëm në Kuvendin e Kosovës dhe deklaratën e zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj për të pagjeturit. Në takimin...

Trumpi pranon që të nisë kalimi i pushtetit te Bideni

Donald Trump ka pranuar që të nisë tranzicioni zyrtar që presidenti i zgjedhur Joe Biden të marrë zyrën e të parit të Shteteve të...

Lajmet e Fundit

Nait Hasani infektohet me COVID-19

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Hasani përmes një postimi...

Latifi: Rahoveci nga pandemia ka pësuar dëme në vlerë 54 milionë euro

Në Komunën e Rahovecit sot janë regjistruar edhe dy raste të vdekjeve që kanë qenë të infektuar edhe me coronavirus. Kryetari Smajl Latifi tha për...

Vjosa Osmani shkarkoi nga detyra e konsullit edhe djalin e zyrtarit të PDK-së

Në mesin e të shkarkuarve nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, është edhe Blendi Kilaj, djali i ish-zëvendësministrit nga radhët e PDK-së,...

Të dielën u “vetë-rrëmbye”, të hënën u martua – historia interesante e 28 vjeçarit nga Malisheva

Të dielën që lamë pas, një i ri nga Malisheva u raportua si i zhdukur. Familjarët e 28 vjeçarit nga fshati Rud iu drejtuan Policisë...

‘Po vdesim’, spitalet të tejmbushur me pacient, kaos në SHBA nga pandemia

Pasi goditi qytetet e mëdha të SHBA-së në pranverë, COVID-19 tani ka përfshirë Amerikën rurale dhe qytetet e vogla, duke depërtuar në çdo cep...